Shqipëria është i mbushur plot me vende të bukura, të pasura me tradita dhe kultura të veçanta.
Voskopoja është një prej fshatrave, ku kultura, tradita dhe peizazhi lidhen dhe kombinohen shumë mirë me njëra-tjetrën.
Në çdo stinë të vitit, fshati i cili ndodhet 18 km larg Korces mbetet destinacion i rëndësishëm turistik.
Verës po i vjen fundi dhe pak ditë hyjmë në stinën e vjeshtës dhe Voskopoja mbetet një deatinacion i veçantë për t’u vizituar. Aty do shijoni gjithçka qëbju duhet mrekullinë dhe panoramën e veçantë të natyrës, freskinë dhe ushqimet tradicionale siç është edhe lakrori me saç.
Bukurive të natyrës, historisë së pasur, kishave me arkitekturën dhe artin e tyre u shtohen edhe hotelet dhe shtëpitë e bukura që ofrojnë kushte të përshtatshme për të gjithë ata që duan të kalojnë pushime të veçanta larg zhurmës dhe ritmit marramendës të qytetit në këtë sezon vjeshte që po vjen.
8 nga 27 kishat mesjetare të Voskopojës kanë mbetur ende në fshat: Manastiri i ShënProdhomit, Kisha e ShënKollit, Kisha e Shën Thanasit apo Kisha e ShënIlias, ku mund të admironi pikturat e mrekullueshme murale.
Destinacion me vlera natyrore e kultura të mëdha historike, të cilat nk duhen humbur në këtë kohë qetësie. /Rreth e rrotull Shqipërisë.







