• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ OBSH: Kriza e COVID-19, nuk do të përfundojë domosdoshmërisht me një vaksinë

2 September, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën thotë se kriza e shkaktuar nga COVID-19 nuk do të përfundojë domosdoshmërisht me një vaksinë, por kur shoqëritë të mësojnë si të bashkëjetojnë me të.

Në një intervistë të mërkurën për grupin mediatik britanik “SKY News”, drejtori i OBSH-së për Evropën Hans Kluge shtoi se ato qeveri që ndërmarrin një rol drejtues aktiv dhe përqafojnë masat e shëndetin publik dhe parametra sociale, do të kenë suksesin më të madh në raport me krizën. Ai tha se “kjo mund të ndodhë që nesër”.

Zoti Kluge tha se e kupton faktin që ekonomitë e çdo vendi janë dëmtuar rëndë nga izolimet dhe mbyllja, por çdo qasje, siç tha ai, ka rreziqet e veta. Ashtu sikurse shumë ekspertë të tjerë të shëndetit, zoti Kluge parashikon rritje të rasteve të reja me COVID-19 dhe të shtrimeve në spital ndërsa afrojnë muajt e ftohtë kur njerëzit qëndrojnë kryesisht në ambjente të mbyllura. Por ai tha se situata nuk do të jetë e ngjashme me fillimet e pandemisë kur qeveritë në mbarë botën u kapën në befasi.

“Virusi po luftohet tashmë. Ne mund të menaxhojmë transmetimin, ekonomitë tona dhe të hapim sektorin e arsimit dhe ky është një lajm i mirë“, shtoi ai. Për këtë arsye zoti Kluge shprehet optimist, duke shtuar se edhe pse virusi nuk do të zhduket, kombet kanë mjete për t’u përballur me të. Ai përmendi si masa të nevojshme shmangien e grumbullimeve masive, përdorimin e maskave, rritjen e kapaciteteve të testimit, së bashku me gjurmimin e kontakteve si dhe bllokimet e lokalizuara sa herë të jetë e nevojshme. “Ne duhet të jemi mirë të përgatitur për këtë gjë“, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATY KU NATYRA NDËRTHURET ME TRADITËN/ Voskopoja si destinacioni perfekt i vjeshtës, që duhet vizituar (PAMJET)
Previous article HORRORI/ Ishte fiksuar për t’i vjedhur beben, shoqja i pret barkun 24-vjeçares shtatzënë dhe i merr foshnjen

Delo.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT