Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS ditën e sotme në Elbasan ku u njoftuan disa lëvizjeve të brendshme organizative, në lidhje me të deleguarit e saj politik në qarqe, opozita ka nxituar të thyej një traditë. E cila është krijuar tashmë prej vitesh, ndoshta që pas vendosjes së pluralizmit politik në vend, ku partitë politike nuk kanë ndërhyrë tek çështjet e brendshme organizative të njëra tjetrës.
Caktimi i drejtuesve politike brenda një partie, është një e drejtë dhe zgjedhje ekskluzive e forumeve dhe strukturave të tyre drejtuese. Nisur nga rregullat e tyre të brendshme. Sepse në fund të fundit, është njësoj sikur çdo familje politike të diktojë se çfarë dhe si duhet ti zgjidhi punët e veta, familja tjetër. Gjë e cila nuk ka as logjikë dhe as sens, duke shkelur në këtë mënyë çdo kod etik.
Partia Socialiste nuk ka komentuar (me një vëzhgim të thjeshtë e vërteton) asnje prej levizjeve të brendshme organizative të asnjërës prej partive të opozitës, gjatë viteve. Sepse në Gazmend Bardhi bën apo jo për sekretar të Përgjithshëm të PD, kjo nuk është as punë e PS dhe e asnjë partie tjetër politike, por çështje e brendshme e tyre.
Nga ana tjetër PS asnjëherë nuk ka komentuar se kush është i deleguar apo drejtues i fushatave elektorale të PD, LSI apo kujtdo partie tjetër në qarqe. Apo se kë zgjedhin këto parti në sekretariat, nëpër asambletë apo këshillat e tyre kombëtarë. E kundërta është e vërtetë. Shpeshherë, debati ka nisur nga vetë demokratet e pakënaqur përshembull për largimet e paprecedenta që Lulzim Basha u ka bërë nga listat e kandidatëve për deputetë.
Ky ka qenë (e vazhdon të jetë) një sherr brenda familjes së tyre politike dhe asnjë parti nuk është përfshirë në të, përveç rasteve të komenteve politike, por jo me eskplicite dhe duke i kërkuar llogari një socialist përshembull se përse hoqe Jozefina Topallin, Majlinda Bregun, Ritvan Boden, Astrit Patozin, Genc Rulin etj, dhe në vend të tyre vendose seclin nga emrat e tjerë të përveçëm, që e përfaqësuan PD deri dje në Parlament.
Kjo e sotmja është hera e parë që komentohet nga zyrtarët e lartë të opozitës, madje edhe me sulme të paprecedenta dhe emra të përveçëm.
Asgjë e re nga fronti i Edi Ramës: Me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë.Me të…
Gepostet von Gazment Bardhi am Dienstag, 1. September 2020
I pari ishte ish deputeti i PD, Edi Paloka i ndjekur nga sekretari i pergjitshëm Gazment Bardhi (ky i fundit i ka komentuar një nga një zgjedhjet) e më pas deri tek kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi që duket se ka sygjerime të tjera për alternativën më të mire të Shqipërisë. Gjë që e bën të gjithën këtë të duket një sulm të orkestruar dhe qesharak.
E para, sepse nëse kanë akuza jurdike, duhet ti drejtohen Prokurorisë e drejtësisë dhe jo rrjeteve sociale. E dyta dhe kryesorja, nëse gabon PS me përzgjedhjet e saj, kjo duhet ta gëzojë opozitën dhe jo ta dëshpërojë deri në këtë pikë. Pasi nëse vërtetë zgjedhjet e PS janë aq të këqija sa pretendoka PD dhe LSI, qari është i saj dhe qederi i mazhorancës. Sepse ka një aksiomë në politikë: Mos e ndërprit kurrë kundërshtarin kur është duke gabuar! Fakti që opozita po e bën, tregon sesa zgjedhje të mira paska bërë PS dhe Kryetari i saj Edi Rama.
AlpeNews.al


