• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MANDATI I TRETË/ Rama: A jam unë kryeministri më i mirë dhe a jeni ju deputetët që shqiptarët meritojnë? Duhet ta tregojmë se jemi të gatshëm të…
Home
Politikë

MANDATI I TRETË/ Rama: A jam unë kryeministri më i mirë dhe a jeni ju deputetët që shqiptarët meritojnë? Duhet ta tregojmë se jemi të gatshëm të…

1 September, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku reflekton për ato që qeveria socialiste ka bërë në këto 7 vite në pushtet.

Rama u shpreh se deputetët e mazhorancës duhet të tregojnë se vërtet e meritojnë që të zgjidhen për një mandat të tretë, duke punuar më shumë dhe të jenë të gatshëm të bëjnë më shumë për popullin.

“Sot jemi mbledhur që t’ju ftoj me një reflektim të thellë por të shpejt, të cilin sot dua që ta nisim për ta kryer në javët e ardhshme. Një reflektim për si do ta vazhdojmë përpjekjen tonë në çdo drejtim dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat me bindjen dhe besimin për të merituar një mandat tjetër, të tretin radhazi për Ps dhe Shqipërinë pluraliste.

Po e nis nga vetja atë që kam bërë rregullisht, çfarë duhet të bëj më shumë dhe më mirë për të merituar respektin e atyre që më besuan privilegjin për të drejtuar Shqipërinë. A jam unë kryeministri më i mirë dhe a jeni ju deputetët më të mirë që ata mund të kenë. A është kjo që kemi bërë më e mira që mund të bëjmë për ta?

Shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë dhe këtë e dinë. Kjo sot s’më mjafton fare dhe atyre jo o jo që nuk u mjafton. E pyes veten shpesh, po PS që sot përfaqësohet nga ne, por as ka lindur me ne dhe as do të vdesë me ne, mund të bëjë më shumë se sa ne kemi bërë? Përgjigja ime është absolutisht PO.

Ashtu si kam ndër mend të kërkoj një mandat tjetër,ashtu kam ndër mend të bëj edhe më tepër se sa kam bërë. Po juve sa të gatshëm jeni t’ua provoni njerëzve që ju kanë zgjedhur. Jam i gatshëm t’ua provoj shqiptarëve se jam i gatshëm të bëj më shumë për ta”, tha Rama ndër të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STADIUMET DHE ORARET/ Përcaktohet axhenda e ndeshjeve të skuadrave shqiptare në raundin e dytë të Europa League
Previous article MBLEDHJA E GRUPIT TË PS/ Rama cakton Beqajn si drejtues politik në Shkodër

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

PROTESTA/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Polici e krimit! Aktualitet

PROTESTA/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Polici e krimit!

DITA E 13 E REVOLTËS STUDENTORE/ Protestuesit hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit Aktualitet

DITA E 13 E REVOLTËS STUDENTORE/ Protestuesit hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT