• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT E DHUNSHME NË PORTLAND/ Përplasje mes Trump e rivali i tij Joe Biden
Home
Nderkombetare

PROTESTAT E DHUNSHME NË PORTLAND/ Përplasje mes Trump e rivali i tij Joe Biden

31 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Përplasje mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden për shkak të dhunës që ka shpërthyer në protestat në Portland të Oregonit. Trump e fajësoi kryebashkiakun demokrat të Portlandit, Ted Wheeler, për, siç tha, lejimin e “vdekjes dhe shkatërrimit të qytetit të tij”.

Biden tha se presidenti është “inkurajues i pamatur i dhunës”. Të shtunën në Portland, një person u qëllua për vdekje, pasi gjetkë nëpër këtë qytet mbështetësit e Trumpit u përleshën me protestues të lëvizjes “Jetët e afrikano-amerikanëve vlejnë”. Portland është bërë një vatër e rëndësishme e protestave kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit, qëkur afrikano-amerikani George Floyd ka vdekur gjatë arrestimit nga policia, më 25 maj, në Mineapolis.

Vrasja e tij ka shkaktuar një valë të zemërimit kombëtar dhe ndërkombëtar. Në një seri postimesh në Twitter, Trump tha se “Portlandi nuk do të shërohet kurrë me kryebashkiak budalla” dhe sugjeroi dërgimin e forcave federale në qytet. Ai po ashtu tha se Biden “nuk është i gatshëm për të udhëhequr”.
Biden tha përmes një deklarate se Trump “mund të besojë se postimet në Twitter për rendin dhe ligjin e bëjnë atë të fortë, porse dështimi për t’iu bërë thirrje mbështetësve të tij që të ndalojnë së kërkuari konflikt, tregon se sa i dobët është”. Më herët, ushtruesi i detyrës së sekretarit për siguri kombëtare, Chad Wold, tha se zyrtarët demokratë në Portland kanë lejuar zhvillimin e “kaosit” dhe shtoi se “të gjitha opsionet për zgjidhjen e situatës janë në tavolinë”. Demokratët u përgjigjën duke thënë se dhuna po ndodh nën presidencën e Trumpit dhe e akuzuan udhëheqësin e SHBA-së për përkeqësimin e situatës me retorikën e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ARTI I TIJ ËSHTË SI NJË PASQYRË E..."/ Rama homazh për Maks Velon në ditën e lindjes: Ai nuk e duronte dot mungesën e lirisë, por…
Previous article "JU MBRON NGA KORONAVIUSI"/ Manastirliu këshillon qytetarët: Vendosni maskën, shërben si mbrojtje për mos...

s.autor

Postime të ngjashme

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT