• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ARTI I TIJ ËSHTË SI NJË PASQYRË E…”/ Rama homazh për Maks Velon në ditën e lindjes: Ai nuk e duronte dot mungesën e lirisë, por…
Home
Politikë

“ARTI I TIJ ËSHTË SI NJË PASQYRË E…”/ Rama homazh për Maks Velon në ditën e lindjes: Ai nuk e duronte dot mungesën e lirisë, por…

31 August, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot ditën e lindjes së artistit, tashmë të ndarë nga jeta Maks Velo.

Rama me një dedikim në “Facebook” për Velon thotë se ai e donte lirinë, por njeri i lirë nuk ishte.

Më tej, Rama shprehet se “sot, kur ai s’është më dhe ndjej mall për mikun tim të penguar, që mik s’më kishte dot, fryma më lehtësohet nga ideja që së paku ai është ndarë nga hija e vet dhe ka shpëtuar”.

  • foto galeri

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

HOMAZH

MAKS VELO u lind në 31 gusht të 85 vjetëve më parë. Kjo është e para ditëlindje pas ikjes së tij nga kjo botë, ku ai jetoi vetëm me hijen e tij, pa grua, pa fëmijë, pa miq.

Ishin si dy dashnorë xhelozë, që e donin njëri-tjetrin me gjithsej e që grindeshin sa herë dikush hynte në jetën e Maksit apo jeta e tij sillte diçka të re. Unë e kisha mik Maksin, po jo ai mua dhe më vinte keq për disa si unë, miq të tij, që ngase s’e kuptonin që Maksi s’mund t’i kishte miq, hatërmbeteshin si t’i kishte tradhëtuar, shpërfillur, zhgënjyer. Po ç’faj kishte Maksi që miqtë e tij i kishte gënjyer mendja se ai ishte miku i tyre!

Kur Maksi vdiq nuk arrija dot t’i mbaja mend të qeshurën, as sot që përpiqem t’ia kujtoj nuk ia mbaj dot mend. Është e sigurtë që edhe kemi qeshur, por jo, duket sikur ai është kujdesur të fshijë me penelin e ujshëm çdo buzëqeshje nga akuareli i kujtesës sime për të.

Edhe nja dy miq që kam pyetur, nuk e mbajnë mend të qeshurën e Maksit. Hijen e tij po, e kam para syve dhe qyshse ai vdiq, ajo është e qartë dhe qartësisht shkaktarja e jetës vetmitare, e vuajtjeve të mëdha, e sherreve me miqtë, e xhirove natën nëpër qytet dhe e ikjeve të tij arratiake nëpër botë, e padiskutim është ajo frymëzuesja e artit dhe poezisë së tij. Edhe e shpërthimeve të tij publike, padyshim.

Maksi nuk ishte një talent si ata që e kanë artin në vena dhe ngjyrat, tingujt, fjalët u dalin si fryma që marrin. Kishte sforcim në artin e tij. Figurat e tij kanë një gjymtim sekëlldisës, ngjyrat e tij kanë një pengim lodhës, poezitë e tij kanë një ngërç sfilitës, opinionet e tij kanë një ton çjerrës.

Arti i tij është si një pasqyrë e sherrit të xhelozisë mes tij dhe hijes së vet. Edhe jeta e tij, me burgun si një kulmim të saj, ishte një siklet i jetuar me pasionin e dashurisë të shfrenuar mes vetes dhe vetvetes, Maksit dhe hijes së vet.

Prandaj edhe s’kishte diktaturë ideologjike a rend normash shoqërore, që e fuste dot në rresht Maks Velon, s’kishte lloj marrëdhënieje të kësaj bote që e mbante dot Maksin lidhur me çfarëdo filli. Ai ishte një asket, po ama që nuk rrinte dot pa u dukur dhe ishte një ekzibicionist, që ama nuk rrinte dot pa u zhdukur.

Maks Velo nuk e duronte dot mungesën e lirisë, po njeri i lirë nuk ishte. Sepse hija e tij nuk i’a lejonte. Sot, kur ai s’është më dhe ndjej mall për mikun tim të penguar, që mik s’më kishte dot, fryma më lehtësohet nga ideja që së paku ai është ndarë nga hija e vet dhe ka shpëtuar. Nuk e di çfarë do të thotë historia e artit shqiptar për Maksin, po jam i bindur se kushdo do të ndeshet me pikturat e tij, do të pyesë: Kush ishte ky Maks Velo? Hija e tij do të jetë vërdallë, po nuk do të përgjigjet dhe Maksi do vazhdojë të jetojë përmes xhelozisë së saj.

#TëPAHARRUESHËM🙏

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE IA DALIM"/ Pesë vite nga fjalia më e njohur e Merkelit, si u vendos kancelarja ‘pro’ emigrantëve
Previous article PROTESTAT E DHUNSHME NË PORTLAND/ Përplasje mes Trump e rivali i tij Joe Biden

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

"NJERËZIT NDIHEN TË FYER..."/ Rama flet për problemet në administratë Politikë

"NJERËZIT NDIHEN TË FYER..."/ Rama flet për problemet në administratë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT