• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME KRYEMINISTRIN RAMA/ Presidenti kroat: Ishte zyrtare! Mos doni foto të miat me pantallona të shkurtra…
Home
Politikë

TAKIMI ME KRYEMINISTRIN RAMA/ Presidenti kroat: Ishte zyrtare! Mos doni foto të miat me pantallona të shkurtra…

29 August, 2020 Delo.autor Politikë

Zoran Milanoviç, presidenti kroat në një konferencë për mediat ka sqaruar gjithçka për vizitën e tij në Shqipëri dhe takimin e me kryeministrin Edi Rama! Në përgjigje të pyetjeve të bëra nga Komisioni i Hetimor, ngritur posaçërisht për hetimin e këtij udhëtimi, Milanoviç e konsideroi një “gabim” deklaratën e bërë nga zyra e shtypit të presidencës se “udhëtimi ishte për çështje private”.

“Ambasada e di se unë isha atje. Unë shkova në një vizitë zyrtare, të cilën gabimisht e shpallëm private. Shqipëria nuk është vendi i vetëm që jam ftuar këtë verë dhe nuk është hera e fundit në atë anije, është një punë shtetërore dhe detyra ime. Unë kërkoj falje për gabimin. Unë nuk dua të sfidoj Komisionin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Unë nuk kam fshehur asgjë dhe kam deklaruar gabimisht se ishte vizite private. Shpenzimet e udhëtimit u mbuluan nga buxheti i shtetit kroat ndërsa akomodimi u bë në rezidencën shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Unë nuk mund të lëviz privatisht, policia është vazhdimisht rreth meje. Kjo nuk është vizita e ime e fundit e këtij lloji”, tha Milanoviç, duke këmbëngulur se e gjitha ka qenë një gabim që u deklaruar fillimisht si “private”. Milanoviç, nuk u ndal që të komentonte qëllimin e këtij takimi, por theksoi se nuk ka qenë këshilltar i qeverisë shqiptare dhe kryeministri Edi Rama në rrugën drejt BE-së, por nuk e vlerëson si të gabuar edhe po të ishte.

“Unë nuk kam qenë këshilltar i qeverisë shqiptare dhe kryeministri Edi Rama, dhe edhe nëse do të isha, cili është ndryshimi? Unë tani jam president”, tha ai.

Kur u pyet se përse nuk publikoi asnjë fotografi, kreu i shtetit u përgjigj me ironi.

“Çfarë, fotot e mia ulur me pantallona të shkurtra? Mediat kroate nuk kanë fotografi dhe informacione për këtë takim sepse unë vendosa të jetë kështu- një takim i nivelit të ulët, por thelbësor”, tha Milanoviç.

Duke qenë se presidenti kroat përdori një helikopter ushtarak dhe një anije të Marinës, që ka qenë e ish- presidentit Titos, për këtë udhëtim, ai thekson se ky nuk ishte një vendim i tij, por i sigurimit.

“Unë kurrë nuk kam përdorur burime ushtarake për udhëtime private. Kjo nuk varet nga unë, varet nga siguria. Lëvizjet e mia janë të kontrolluara në mënyrë rigoroze, dhe se si të shkoj diku varet nga siguria ime. Unë jam Presidenti dhe Komandanti i Përgjithshëm dhe ka burime në dispozicion për mua që i përdor kur sigurimi e konsideron të nevojshme. Nuk është e drejtë ta interpretojmë atë si një kosto”, shtoi kreu i shtetit kroat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTYHET SEANCA PËR QEVERINË E RE NË MAQEDONINË E VERIUT/ VMRO-DPMNE paralajmëron: Në vjeshtë nisim protesta masive
Previous article PO BËNTE VIDEO PËR NË "YOUTUBE"/ I riu zbulon garazhin e braktisur me makina luksoze

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve Politikë

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT