• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TUBIMET MUND TË MBAHEN”/ Gjykata gjermane i jep dritën e gjelbër protestave kundër kufizimeve për luftimin e pandemisë
Home
Nderkombetare

“TUBIMET MUND TË MBAHEN”/ Gjykata gjermane i jep dritën e gjelbër protestave kundër kufizimeve për luftimin e pandemisë

29 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Një gjykatë gjermane i ka dhënë dritën e gjelbërt mbajtjes së protestave të planifikuara për të shtunën në Berlin kundër masave ndaj pandemisë së koronavirusit. Tremijë pjesëtarë të policisë janë vendosur në Berlin për të kontrolluar turmën që pritet të arrijë në 20,000 persona. Aktivistët përmes rrjeteve sociale u kanë bërë thirrje ndjekësve në mbarë Evropën që t’i bashkangjiten protestës.

Aktivistët, të zemëruar nga vendimi i mëparshëm për të ndaluar protestat pasi demonstruesit në një tubim të fundit nuk arritën të mbajnë maska dhe distancën mes tyre, mbushën qytetin me mijëra aplikime për protesta të reja këtë fundjavë.

“Tubimet e planifikuara kundër politikave kufizuese ndaj pandemisë, mund të mbahen”, ka vendosur gjykata.

Ky vendim u kundërshtua nga ministri i Brendshëm gjerman, Andreas Geisel, i cili ka ngritur shqetësimin për përhapje të virusit. Deri më tash, Gjermania ka menaxhuar pandeminë më së miri nga të gjitha shtetet evropiane, me anë të testimeve rigoroze.

Por, javët e fundit kanë shënuar rritje të rasteve të reja, sikur në shumë vende në botë. Të premten, kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave.

“Kjo është çështje serioze dhe ju duhet ta merrni me seriozitetin më të madh”, tha Merkel.

Protestuesit u mblodhën në qendër të Berlinit të shtunën para fillimit të protestave, duke mbajtur mbishkrimet “Mjaft me gënjeshtrat për koronavirusin” dhe “Merkel duhet të shkojë”./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË PYLLIN E DRENIES/ Situatë e vështirë, flakët... (VIDEO)
Previous article PAS 55 DITËSH ME COVID/ Ish-deputeti i PS rikthehet në familje: Nëna më bëri kokën, mjekët më rikthyen në jetë kur dukej e pamundur

s.autor

Postime të ngjashme

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane Botë

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT