• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TALLJA” E PD/ Përjashtohet deklarimi i pasurisë, për ata që 10 vitet e fundit kanë qenë deputetë e kryebashkiakë
Home
Politikë

“TALLJA” E PD/ Përjashtohet deklarimi i pasurisë, për ata që 10 vitet e fundit kanë qenë deputetë e kryebashkiakë

28 August, 2020 F.autor Politikë

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike tashmë ka hyrë në një tjetër fazë, atë të plotësimit të formularit të vetëdeklarimit të figurës dhe integritetit. Rreth 900 kandidatë të kualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve mes 3648 kandidatëve të propozuar nga anëtarësia, me përjashtim të kupolës drejtuese të PD dhe rrethit të saj, kanë nisur të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit. Pjesë e rëndësishme e formularit, përpos të tjerave, është edhe deklarimi i pasurisë.

Kandidatët duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme të akumuluar ndër vite dhe deri në momentin e dorëzimit të formularit. Kandidatët duhet gjithashtu të deklarojnë edhe pasuritë në emër të bashkëshortëve, bashkëjetueseve dhe fëmijëve të tyre madhorë.

Kandidatët duhet të deklarojnë si pasuritë e regjistruara, ashtu edhe të paregjistruara, brenda dhe jashtë vendit, shoqëruar me burimin e krijimit të tyre. Ata duhet të deklarojnë çdo send me vlerë mbi 300 mijë lekë, aksionet nëpër kompani, paratë cash, paratë nëpër banka, borxhet, likuiditetet, të ardhurat nga funksionet publike, organizatat etj. Komisioni do të kërkojë informacion ndaj institucionet shtetërore, nga degët e PD, të bëjë sondazhe dhe të intervistojë kandidatit, për verifikimin e të dhënave.

Por, jo të gjithë kandidatët e kualifikuar nga Komisioni i i Vlerësimit të Kandidatëve do të deklarojnë pasurinë. Janë përjashtuar nga deklarimi i pasurisë dhe nga plotësimi i gjithë formularit për figurën dhe integritetin të gjithë personat që gjatë 10 viteve të fundit kanë qenë deputetë apo kryetar bashkie, si përfaqësues të Partisë Demokratike. Nga ky parashikim favorizues përfiton rrethi ish-deputetëve dhe ish-kryebashkiakëve të PD që nga viti 2010 dhe në vijim, një pjesë prejt të cilëve përbëjnë kupolën drejtuese të PD.

Ndërkaq, vetë Lulzim Bashën, Sali Berisha dhe rrethi i tyre i ngushtë, jo vetëm që nuk do të plotësojnë formularin dhe nuk do të kalojnë filtrat e përzgjedhjes të Komisionit si të tjerët, por ka vendosur që të zgjidhen automatikisht kandidatë për deputetë, si pjesë e kuotës së 20% që zgjedh kryesia e PD-së. Pra, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD-së përfshin vetëm nivelet e ulëta apo prurjeve të reja.(Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Tare i bën “nder” Inter: Nuk do të interesohemi më për Kumbullën
Previous article "TI DIÇKA KE"/ Rama flet për akuzat për zgjerimin e kufirit detar të Greqisë: Pseudo-debat i mbushur me shpifje

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT