• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E TRISHTË/ Rrëfimi i kamarierit, i mbyllur në hotel për Covid: Mos shpresoni kot për ndihmë, askush nuk do t’ia dijë
Home
Jetë

E TRISHTË/ Rrëfimi i kamarierit, i mbyllur në hotel për Covid: Mos shpresoni kot për ndihmë, askush nuk do t’ia dijë

28 August, 2020 F.autor Jetë

Marco Piras, kamarier në një hotel me pesë yje në Porto Rotondo, me simptoma që i atribuohen Covid (ethe, ndjenjë e ndryshuar erë dhe shije), në vend që t’i nënshtrohej analizave dhe të vizitohej nga një doktor, ai tregon peripecitë që përjetoi.

I riu tregon historinë e tij në Instagram, nga aneksi i vogël i hotelit ku ai qëndron në izolim nga e diela e kaluar, pa mundur të marrë përgjigje nga shërbimi shëndetësor.

Jo vetëm kaq: prindërit e tij nuk janë në gjendje ta transferojnë me makinë në Orgosolo, sepse duhen mjete të posaçme.

“Po punoja afër Porto Rotondo” – shkruan i riu. – “Nga e diela fillova të ndieja një dhimbje të forta të fytit dhe dhimbje koke. Hoteli më futi në izolim, ku jam akomoduar, duke fshehur lajmin për të mos krijuar alarm. Për dy ditë nuk jam parë nga asnjë mjek dhe as nuk më kanë sjellë për të ngrënë. Ditën e tretë njoftova përgjegjësit dhe atëherë dreka dhe darka filluan të mbërrinin”.

Ai flet edhe për gjendjen e tij.

“Simptomat kanë filluar të përkeqësohen: temperatura, nuhatja dhe shija e ndryshuar, por kam edhe një dobësi fizike të pranishme tani, e cila më pengon të qëndroj për një kohë të gjatë në këmbë, sepse më merren mend”.

“Shkova te klinika dhe më dërguan, duke më thënë të thërrisja autoritetet përkatëse. Pas 40 telefonatash pa përgjigje, iu drejtova karabinierëve të cilët më dhanë një numër tjetër, por edhe atje ata më thanë se nuk mund të bënin asgjë dhe se duhet të kontaktoja “Asl” (në vendin tonë është rekomandimi të telefonohet 127) . Thirrjet akoma pa përgjigje”, – thotë i riu italian.

“Ne nuk mund ta marrim dot Marco-n në shtëpi”, – shpjegoi nëna e tij, Tiziana, për Ansa. – “Ne gjithashtu njoftuam kryetarin e bashkisë së Orgosolo, i cili punoi shumë për të mundësuar lëvizjen e tij. Nuk e dimë se si mund ta transferojmë djalin tim këtu, sepse nuk na lejohet me makinën tonë. Jemi të lodhur dhe të shqetësuar” – përfundon e ëma, duke kërkuar si përdundim që shteti t’i sigurojë të paktën çdo mjet që mundet dhe lejohet, që  t’i rikthejë djalin në shtëpi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KA HAPËSIRË TEK MILAN/ Talenti "Kuqezi" ikën në Serie B huazim!
Previous article GOL NË DEBUTIM EUROPIAN ME TEUTËN/ Krasniqi zbulon sekretin: Nuk shënova rastësisht, por…

F.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT