• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryeministri maqedon Zaev, privatisht në Selanik për Vitin e Ri. Një simbolikë e fortë për “armiqtë” grekë
Home
Rajon

Kryeministri maqedon Zaev, privatisht në Selanik për Vitin e Ri. Një simbolikë e fortë për “armiqtë” grekë

1 January, 2018 Redaktor1 Rajon

Greqia e Maqedonia grinden në mënyrë të vazhdueshme për çështjen e emrit. Për Vitin e Ri kreu i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev viziton Selanikun, zyrtarisht vizitë private. Por ajo shihet si shenjë e rëndësishme afrimi.

Një vizitë e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev tek kryebashkiaku i Selanikut, Giannis Boutaris? Pas vitesh marrëdhëniesh të tensionuara mes Greqisë dhe Maqedonisë, kjo duket si një vizitë historike. Një vizitë që duhej festuar me pritje zyrtare, dalje të përbashkëta publike e nën shoqërimin e shtypit. Por zyrtarisht Zoran Zaev nuk vjen në krahinën veriore greke, Makedonia si kryeministër i Maqedonisë, por si Zoran, që do të festojë tek miku i tij, Giannis festën e Vitit të Ri. Opinioni publik dhe shtypi nuk marrin pjesë. Mund të pyesësh, se në cilin moment fillon vizita historike në aeroportin Makedonia, aeroportin grek që mban edhe emrin e vendit fqinjë. Pra që në këtë pikë kuptohet potenciali i konfliktit, që do të sillte një vizitë zyrtare. Për Greqinë zyrtarisht nuk ekziston një shtet me emrin Maqedoni. 26 vite konflikt mes dy vendeve fqinje me pasoja të mëdha.

Konflikt për emrin dhe kulturën

Shpërbërja e Jugosllavisë solli me vete në vitin 1991 edhe një republikë të re, që zgjodhi emrin Maqedoni. Fqinji grek, që ka një krahinë me këtë emër, e kuptoi këtë si një fyerje të rëndë. Që atëherë zhvillohet një luftë kulturore mes dy vendeve, një luftë që ka si pasojë mospranimin e Maqedonisë në NATO dhe vonesat në integrimin në BE.

Kur Maqedonia u pranua në vitin 1993 si shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, kjo u bë vetëm me kompromisin FYROM – Former Yugoslav Republic of Macedonia –Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Kjo solli njohjen ndërkombëtare të vendit, por jo zgjidhjen e konfliktit me Greqinë. Kampet agjitative të të dyja vendeve vazhdojnë luftën – Aleksandri i Madh ka qenë maqedonas dhe jo grek, thotë Shkupi. Zërat ultranacionalistë maqedonas madje e shohin Selanikun si qytet të pushtuar. Pala greke akuzon fqinjen për vjedhje kulturore. Në kurriz të historisë greke vidhet e arnohet artificialisht një identitet kulturor, dhe injorohet përkatësia në Ballkan. Në autostradat greke nuk gjen tabela me emrin Maqedoni. Vetëm emrin „Shkup” gjen në drejtim të kufirit.

Tone të zbutura nga Maqedonia

Pas rënies së kryeministrit Nikola Gruevski, toni i Maqedonisë ka ndryshuar. Nëse Gruevski ngriti përmendore për Aleksandrin e Madh, Zaev drejton tone pajtuese drejt Greqisë, bën fjalë për një marrëdhënie miqësore dhe kërkon kompromise politike dhe kulturore. Por Zoran Zaev shpreson më shumë se një marrëdhënie të mirë. Ekonomia maqedonase nuk po ecën mirë. Papunësia është e lartë dhe situata politike me vendet fqinje si Shqipëria, Serbia apo Bullgaria përmban potencial konflikti. Qëllimi i Zaevit: Anëtarësia e dëshiruar prej kaq shumë kohësh në BE dhe NATO për ta stabilizur vendin.

Të dyja këto anëtarësi do të krijonin marrëdhënie të qarta në Ballkan. NATO do ta lidhte Maqedoninë përfundimisht me perëndimin dhe t’ia priste dëshirat Moskës. Një anëtarësim në BE do ta nxirrte këtë vend nga problemet ekonomike dhe politike. Këtë interes duhet ta kishte edhe Greqia në krizë. Por nga Athina nuk po dëgjohen tone lëshimi në drejtim të emrit. Sidomos Kyriakos Mitsotakis, kreu i partisë opozitare Nea Demokratia shpreson të marrë vota me këtë politikë nga kampi konservator në vitin 2019.

Selaniku si ndërmjetësues

Kryeministri grek Alexis Tsipras nuk po pozicionohet. Vetë Tsipras ndjek një politikë të hapjes ndaj Ballkanit me shpresën e avantazheve ekonomike dhe strategjike. Fakti që deri më tani Tsipras e ka lënë jashtë temën Maqedoni, lidhet me partnerin e koalicionit, populistët e djathtë të ANEL, që janë të papajtueshëm, kur vjen puna për çështjen e emrit. Por përfaqësuesit  e linjës së ashpër harrojnë, se nëse Greqia e injoron gjatë gatishmërinë për kompromis me Maqedoninë mund të humbasë mbështetësit e saj në shkallë ndërkombëtare në çështjen e emrit dhe do t’i duhet në rrethana të caktuara të pranojë edhe emrin „Maqedoni”. Tjetra: një tejkalim i konfliktit mbart potencial ekonomik, për të cilin të dyja vendet duhet të kenë interes.

Shembull i bashkëjetesës greko-maqedonase është Selaniku. Rreth 40 minuta me automjet ndodhet kufiri i përbashkët. Në fundjavë vijnë klientë nga vendi fqinj në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, në verë ata shkojnë me pushime në ishullin Kalkidiki. Arsye e fortë për kryetarin e bashkisë, Giannis Boutaris me politikën e tij joideologjike dhe të orientuar nga ekonomia, për të ruajtur marrëdhënie të mira me Maqedoninë. Para pak javësh ai vizitoi Shkupin për të biseduar për projekte të përbashkëta. Fakti që Zoran Zaev e viziton tani atë tregon se është i madh interesi për një afrim të qëndrueshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKADEMIA E ÇMIMEVE/ 'OSCAR 2018' ngjarja e vitit për kinematografinë, dalin detajet e para
Previous article Kim Jong Un befason SHBA-të, tregon butonin bërthamor mbi tavolinën e tij

Redaktor1

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT