• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PIKËPYETJA E MADHE/ Pse Basha s’e ka mbrojtur kurrë firmosjen e marrëveshjes detare me Greqinë?
Home
Politikë

PIKËPYETJA E MADHE/ Pse Basha s’e ka mbrojtur kurrë firmosjen e marrëveshjes detare me Greqinë?

28 August, 2020 F.autor Politikë

Që kur u firmos e deri më sot, Lulzim Basha kurrë, në asnjë rast, nuk ka dalë që ta mbrojë aktin e nënshkrimit të marrëveshjes së fortdiskutueshme me Greqinë për kufijtë detarë.

E bën këtë Berisha, sigurisht, aspak me gjuhë kompetente, si gjithëherë me gjuhë inatçore, duke pretenduar se pak aktit të PS-së që e çoi në Kushtetuese, e cila nga ana e saj e rrëzoi marrëveshjen, qëndron Erdogani. Sipas tij, është lideri turk ai që e ka shtyrë Ramën që të investohet në prishjen e asaj marrëveshjeje.

Me ardhjen e PS-së në pushtet, Rama u investua për një marrëveshje të re, duke patur përballë një qeveri po ashtu të majtë si ajo e Tciprasit, por procesi ka ngecur me ardhjen e të djathtit Mitcotakis në pushtet.

Dhe ndodh që kohë pas kohe, prej më shumë se 10 vjetësh që kur u firmos në Tiranë ajo marrëveshje, të ringjallet debati mbi të, ai që në perceptimin e përgjithshëm popullor ngjan me një akt tradhëtie, ndryshe, me “shitje deti” ndaj Greqisë.

Dhe puna e do, politika më saktë, që Basha të dalë e ta mbrojë atë që ka nënshkruar, siç Rama mbron fuqishëm atë që ka negociuar deri më tani.

Edhe kreu i mazhorancës pati porcionin e vet të akuzave mbi shpinë, nga ato tipiket me sfond populist, të ushqyera sidomos nga patriotë facebook-u, por nuk përton të mbrohet. Ndërsa Basha nuk e bën këtë, as me kundërshtarin e as me opinionin.

Që kur firmosi me Bakojanisin, nuk ka asnjë qëndrim publik në avokati të marrëveshjes, me gjuhë politike apo juridike. Siç nuk ka njëherësh asnjë pyetje mbi këtë temë delikate që t’i bëhet nga interesi gazetaresk. Por është tjetër temë kjo e “pamëshirësisë” se medias për t’i kërkuar Ramës llogari për gjithçka, pa asnjë selektivitet temash, e përkëdhelisë nga ana tjetër me Bashën apo Berishën, për të mos prekur asnjë temë përvëluese.

E i rikthehemi marrëveshjes detare me Greqinë nënshkruar nën qeverisjen e Berishës, me firmë të Bashës, ahere ministër i Jashtëm, e rrëzuar pak kohë më pas nga Gjykata Kushtetuese. Mbetet një pikëpyetje e madhe politike ajo që Basha ka zgjedhur të heshtë.

Lidhet kjo dhe me faktin e një tjetër aspekti të diskutueshëm të formimit të tij politik, ku asnjëherë, edhe pse vjen nga një shkollim juridik, ai nuk performon me gjuhë juridike për çështje të nxehta politike, të cilat njëherësh janë dhe juridike.

Pra, në të vetmin rast ku publiku mund të njihte një Bashë të fortë, kompetent, ekspert në lëminë juridike, tej atij të dobëtit dhe infantilit në aftësinë politike, nuk e ka këtë mundësi. Dhe ndodh më pas që Rama ta gjejë juristin më të aftë të Shqipërisë vërtet te PD-ja, por ai të mos jetë Basha. Eshtë Ilir Rusmajli.

E njëjta gjë dhe me konçensionet apo ndryshe PPP-të. Opozita i ka shndërruar ato në kauzë politike në aspekt të denoncimit, por mazhoranca i mbron ato, duke pretenduar se kanë patur efektivitet.

E kundërta nuk ndodh. Si dje në opozitë, mazhoranca dhe sot vijon të denoncojë koncensionet e PD-së dje në qeverisje, por në asnjë rast të vetëm, Basha e të tijtë nuk dalin t’i avokojnë ato; të thonë, me gjuhë shifrore se sa efektive kanë qenë.

Edhe kjo është një tjetër diferencë që vijon të mbajë opozitën e sotme politikisht në pozita inferiore karshi mazhorancës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK E BËN DOT POPULLIN PËR BUDALLA"/ Rama-Bashës: Mos bëj sikur nxehesh dhe sikur s'je ti që e firmose atë marrëveshjen...
Previous article "MARCA" ZBULON PRAPASKENËN/ Barcelona ofroi shkëmbimin Griezmann-Joao Felix, ja arsyeja

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT