• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BËNI KUJDES! Këto janë 8 simptomat e lëkurës tek pacientët me koronavirus
Home
Shëndet

BËNI KUJDES! Këto janë 8 simptomat e lëkurës tek pacientët me koronavirus

28 August, 2020 F.autor Shëndet

Gjersa pandemia vazhdon, çdo ditë e më shumë ne jemi duke kuptuar që CoViD-19 nuk afekton vetëm mushkëritë por edhe shumë pjesë tjera të trupit, ndër to edhe lëkurën.
Ne kemi parë raporte të simptomave të lëkurës, duke filluar nga “gishtërinjtë CoViD” deri tek humbja e flokëve, dhe lloje të ndryshme të skuqjeve. Disa simptoma të lëkurës shfaqen menjëherë pas infektimit, ndërsa disa të tjera shfaqen më vonë apo në raste ku sëmundja bëhet më e rëndë. Shumica e këtyre simptomave largohet me kohë. Më poshtë keni të listuara disa nga këto simptoma, nga më të zakonshmet deri ato që shfaqen rrallë, por janë të rënda: Gunga të vogla dhe të kuqe të përhapura, të njohura si shpërthime makulopapulare. Këto simptoma zakonisht shfaqen në raste kur infeksioni me koronavirusin e ri SARS-CoV-2 shkakton sëmundje më të rëndë me CoViD-19. Skuqja e të bardhëve të syve. Ky konjunktivit zakonisht ndodh gjatë fazave të vonshme të sëmundjes dhe në raste kur sëmundja është e rëndë.

“Gishtërinjtë CoViD”, një acarim dhe ënjtje e lëkurës së gishtërinjve të dorës apo këmbës. Lëkura në këto pjesë merë një ngjyrë të kuqe në të vjollce dhe shkakton dhimbje të mëdha. Këto simptoma zakonisht paraqiten në fazat e vona të sëmundjes dhe më së shpeshti paraqiten tek fëmijët me CoViD-19. Uritikaria është një skuqje e lëkurës që shkakton kruarje të mëdha. Skuqja zakonisht ka ngjyrë rozë apo të kuqe dhe shoqërohet me gunga. Zakonisht kjo simptomë largohet plotësisht brenda 10 dite. Ndodh në të njëjtën kohë që paraqiten edhe simptomat e tjera. Shpër thimet vezikulare janë mikro-fshikëza të vogla të mbushura me lëng që mund të shfaqen gjatë fazave të hershme të sëmundjes por edhe më vonë, shumicën e kohës në duar. Pacientët e moshës së mesme janë ata që vuajnë më së shpeshti nga kjo simptomë. Këto mikro-fshikëza zakonisht largohen brenda një periudhe 10 ditore.

Livedo reticularis zakonisht paraqitet tek pacientët më të vjetër që kanë zhvilluar raste më të rënda të CoViD-19. Kjo mendohet që ndodh për shkak të bllokimeve të enëve të gjakut që shkaktohen nga reagimi imunitar i trupit ndaj virusit. Skuqje e shoqëruar me sindromën inflamatore multisistematike tek fëmijët apo MIS-C. Këto sindroma janë komplikime të rralla që mund të ndodhin deri në tre muaj pasi që fëmija ka pasur CoViD-19 dhe shkakton inflamacion të enëve të gjakut dhe zemrës, duke rezultuar në mpiksje të gjakut dhe simptoma të shokut. Humbja e flokëve po ndodh tek shumë pacientë me raste të rënda të CoViD-19. Kjo ndodh pasi që trupi ndalon aktivitetet e panevojshme në kohë stresi. Nëse keni nivele normale të hekurit në gjak, flokët do ju rriten përsëri.

Çka është duke i shkaktuar këto simptoma? Disa nga këto simptoma të lëkurës që po përjetojnë pacientët me CoViD-19 nuk shkaktohen nga vetë virusi, por nga përgjigjja e sistemit imunitar të trupit ndaj virusit. Disa studime sugjerojnë që shumica nga këto simptoma mund të shkaktohen nga mbi-aktivizimi i një pjese të sistemit imunitar të njohur si përgjigja “plotësuese”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Blatter tallet me Mbappe pas finales së Champions! Thumbon edhe PSG
Previous article HABIT ME DEKLARATËN/ Gjiko: Qeveria do i hapë diskotekat kur... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT