Koronavirusi prek edhe bibliotekën e Durrësit. Kështu pasi 4 punonjës të kësaj bibliotekë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ky institucion është mbyllur.
Aktualisht punonjësit e tjerë të kësaj biblioteke janë izoluar në banesat e tyre, në pritje të përgjigjes së tamponit.
Ndërkohë, sot janë dezinfektuar ambientet e bibliotekës.


