Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i natës së tretë të protestave në Kenosha, Wisconsin, SHBA pas plagosjes së një afro amerikani nga policia.
Të shtënat u qëlluan nga një grup personash që po hetohen nga policia. Kjo e fundit po përpiqet të rindërtojnë atë që ndodhi përmes një videoje të xhiruar në zonë pak para sulmit.
Kujtojmë që 29- vjeçari Jacob Blake fatkeqësisht mbeti i paralizuar pasi një polic e qëlloi 7 herë në kurriz dhe poshtë pasi nuk iu bind urdhërit të tij. I ati i të riut thotë se Blake tashmë e ka të pamundur lëvizjen nga mesi dhe poshtë.
Ngjarja ndodhi të dielën, kur afro- amerikani po shkonte drejt makinës dhe tre policë e ndoqën, teksa njëri e qëlloi 7 herë për ta plagosur në sy të 3 fëmijëve të vegjël të tij.


