• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHEJNË SËRISH PROTESTAT E TRAZIRAT NË SHBA/ Pasi policia qëlloi të riun në sy të fëmijëve
Home
Nderkombetare

SHPËRTHEJNË SËRISH PROTESTAT E TRAZIRAT NË SHBA/ Pasi policia qëlloi të riun në sy të fëmijëve

25 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Guvernatori i shtetit Uiskonsin ka thirrur Gardën Kombëtare për të mbrojtur rendin, ndërkohë që situata në qytetin Kanosha në këtë shtet është rënduar, me përhapjen e protestave dhe akteve të vandalizmit.

Grupe protestuesish janë mbledhur të revoltuar ndaj asaj që e shohin si një tjetër incident të dhunës policore ndaj një afrikano-amerikani.

Një afrikano-amerikan është shtruar në spital në gjendje të rëndë, pasi u qëllua disa herë në shpinë, ndërsa ishte ndaluar nga policia. Incidenti i së dielës ka rezultuar në situatë të tensionuar dhe protesta në skenën e ngjarjes.

Incidenti u regjistruar në orën 17 në qytetin Kanosha, kur policia u thirr lidhur me një “zënkë në familje”. Sipas një deklarate të policisë, viktima, 29-vjeçari Jacob Blake, u dërgua në spital, menjëherë pas të shtënave.

Policia nuk ka dhënë shpjegime për incidentin, i cili po hetohej nga Departamenti i Drejtësisë i Uiskonsinit.

Një video që po qarkullon në median sociale dhe është transmetuar nga rrjete të ndryshme televizive tregon një burrë në moshë të re, duke ecur rrotull makinës në drejtim të anës ku ulet shiferi, i ndekur nga dy policë. Në video duket se një nga policët e qëllon disa herë, kur personi është i kthyer me shpinë. Sipas dëshmitarëve, në makinë ndodheshin 3 djemtë e mitur të viktimës.

Policia ka bërë thirrje për qetësi, duke i kujtuar publikut se pamjet në video nuk kapin kompleksitetin e rrethanave të incidentit.

Protestat e nxitura nga incidenti në Uiskonsin po përhapen edhe në qytete të tjera amerikane./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËBIME DIPLOMATËSH/ Si u turbulluan marrëdhëniet mes Vjenës dhe Moskës, hera e parë që…
Previous article NUK NDALET/ Ish ministri i LSI kundër “rekrutimit” të adoleshentëve: Shkojnë në universitet për t’u arsimuar dhe përfundojnë në politikë. Devijim...

s.autor

Postime të ngjashme

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT