• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHEMBULLI FRYMËZUES/ Olsi nga Luzi i Kavajës, një nga 60 fermerët që eksporton prodhimet “Made in Albania” në Itali
Home
Sociale

SHEMBULLI FRYMËZUES/ Olsi nga Luzi i Kavajës, një nga 60 fermerët që eksporton prodhimet “Made in Albania” në Itali

24 August, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Cilësia e lartë, standartizimi, çmimi konkurrues dhe shija natyrale e domates ka bërë që Italia të kërkojë tregun prodhues shqiptar.

Interesi rritet, duke sjellë kështu një formë të re rregullimi e bashkëpunimi mes fermerëve dhe grumbulluesve në vend.

Kompania “Albanian Piemonte”, në Luz të Vogël të Kavajës e ka të lidhur performancën e saj me eksportin e domates industriale drejt shtetit fqinj, Italisë.

“Olsi nga Luzi i Kavajës i ka vënë dijet e marra nga studimet për financë dhe mekanikë në funksion të familjes e të ambicies së tij si fermer i ri, duke iu përkushtuar tokave të mbjella me perime, që sigurojnë të ardhura të mira në rritje”, tha Kryeministri Rama duke publikuar pamje nga puna e fermerëve në kompaninë në Luz të Vogël të Kavajës.

Rama tha se, “ai është një nga 60 fermerët, që duke kuptuar forcën e bashkimit për një synim, kanë lidhur kontratë me kompaninë që u eksporton prodhimin e tyre të shkëlqyer në Italinë fqinje, ku kërkesa për perimet e tokës shqiptare sa vjen e rritet”.

“Shembulli i suksesshëm i këtyre fermerëve, si i mijëra e mijëra të tjerëve, është një mesazh i qartë për të vërtetën e thjeshtë se në bujqësi nuk ka sukses pa bashkim forcash, secili në tokën e tij, së bashku në synim, planifikim, proces pune dhe shitje”, bëri të ditur Rama.

Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Rural, Frida Krifca theksoi se përfaqësues të kompanisë “Albanian Piemonte” tregojnë se kërkesa për domaten e tharë është më e lartë se kapaciteti i prodhimit dhe se në bazë të marrëveshjes me partneret italiane, ka orientuar rreth 60 fermerë që të kultivojnë këtë varietet domateje në një sipërfaqe prej 14 ha.

Falë partneritet me kompaninë, Olsi po kultivon këtë varietet domateje, pasi në kushte të tjera nuk do ta kultivonte sepse nuk njihet dhe nuk kërkohet në tregun shqiptar.

“Pas punës me përkushtim nga babai, na hyri edhe ne në gjak kjo punë dhe e vijuam zgjerimin e aktivitetit. Shkollën e mesme e kam mbaruar për mekanik ndërsa të lartën për financë. Për punimin e tokës janë e angazhuar e gjithë familja. Të ardhurat që sigurojmë kanë bërë që ne ti kthehemi punës në tokën tonë dhe të mos largohemi”, u shpreh Olsi.

Ndërkohë ai ka punësuar edhe 25 punëtorë të tjerë dhe shpreson që vitin që vjen të zgjerojë më tepër sipërfaqen e mbjellë dhe sipërfaqen e impiantit të tharjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMI/ Mund të ri-infektohemi nga COVID-19 pas disa muajsh? Konfirmohet rasti i parë zyrtar, u zbulua...
Previous article SERBËT E CVERNA ZVESZDËS KAFE NË TIRANË/ Artan Hoxha: Siç shihet, askush nuk i ka sulmuar

F.autor

Postime të ngjashme

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan Aktualitet

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit Aktualitet

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi Aktualitet

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT