• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI/ Mund të ri-infektohemi nga COVID-19 pas disa muajsh? Konfirmohet rasti i parë zyrtar, u zbulua…
Home
Jetë

ALARMI/ Mund të ri-infektohemi nga COVID-19 pas disa muajsh? Konfirmohet rasti i parë zyrtar, u zbulua…

24 August, 2020 F.autor Jetë

Ekspertët nga Hong Kong njoftuan sot se kanë zbuluar rastin e parë të konfirmuar në botë me ri-infeksion të koronavirusit, por ata theksojnë se është shumë herët për konkludime.

“Ky rast tregon se ri-infeksioni mund të ndodhë vetëm disa muaj pasi një person është shëruar nga infeksioni i parë,” tha Departamenti i Mikrobiologjisë i Universitetit të Hong Kongut në një deklaratë. Sipas studiuesve, analiza gjenetike tregoi se këto dy infeksione të njëpasnjëshme të të njëjtit pacient ishin shkaktuar nga dy lloje të ndryshme të SARS-CoV-2, virusi përgjegjës për COVID-19.

“Rezultatet tona sugjerojnë që SARS-CoV-2 mund të vazhdojë të qarkullojë në popullatë, siç është rasti me koronaviruset e tjerë përgjegjës për ftohjet e zakonshme, edhe pse pacientët kanë fituar imunitet,” thonë ekspertët.

“Meqenëse imuniteti nuk mund të zgjasë shumë pas infeksionit, vaksinimi duhet të konsiderohet edhe për ata që tashmë janë infektuar,” vlerësojnë ata.Një pacient 33-vjeçar në Hong Kong, doli pozitiv për herë të parë më 26 mars, pasi tregoi simptoma të tilla si kollë, dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe ethe. Kur u shërua, ai u testua dy herë dhe ishte negativë dy herë. Megjithatë, më 15 gusht, ai doli përsëri pozitiv.

Këtë herë, megjithatë, ai nuk kishte simptoma: sëmundja e tij u zbulua për shkak të një testi në një aeroport në Hong Kong, ku ishte kthyer nga Spanja përmes Britanisë së Madhe.Në muajt e fundit, janë përmendur disa raste të rikthimit të koronavirusit në botë, por pa konfirmim të qartë. Çështja e imunitetit ndaj COVID-19 është ende shumë e panjohur dhe ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet të nxitohen në përfundime.”Është e vështirë për të nxjerrë përfundime përfundimtare nga një rast.

Duke pasur parasysh numrin e infeksioneve në botë, një rast i ri-infeksionit nuk është shumë befasues,” komentoi Jeffrey Barrett nga Instituti Wellcome Sanger.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article APELI PËR NDIHMË/ Ilir Meta: Po na ikën “truri”, ndalojeni sa jeni në kohë
Previous article SHEMBULLI FRYMËZUES/ Olsi nga Luzi i Kavajës, një nga 60 fermerët që eksporton prodhimet “Made in Albania” në Itali

F.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT