• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Verë e ngrohtë në kushte shtëpie? Ja receta
Home
Shëndet

Verë e ngrohtë në kushte shtëpie? Ja receta

1 January, 2018 g.autor Shëndet

Muaji dhjetor përcjell një tjetër frymë në ambientet familjare dhe shoqërore dhe ajo që mbizotëron është hareja, gëzimi, pozitiviteti, dashuria. Megjithëse kjo periudhë është një periudhë “çoroditje” mes planesh për festën e fundvitit, bilanceve, ideve të reja, kur vjen puna tek gatimet apo recetat që duam të servirim, të gjithë ndalemi dhe i kushtojmë kohë.

Një gotë verë shoqëruar me gatimet nga dora e amvisave nuk ka sesi të mungojë në tryezat tona apo jo? Këtë herë kemi menduar t’ju sugjerojmë verën e ngrohtë. E keni provuar ndonjëherë? Nëse jo, nuk duhet të prisni më!
Herën e parë që do e provoni do të doni me patjetër recetën. Ka shumë receta për mulled wine të cilat ndryshojnë vetëm nga kombinimi i erëzave. Një prej tyre po ua japim ne:

Përbërësit:

-1 e ½ litër verë ose 2 shishe,
-200 gr sheqer,
-6 copë yje Anisë,
-10 copë karafila,
-2 shkopinjë kanelle,
-1 lugë fara kardamome,
-½ lugë çaji arrë moskat,
-Lëkura e një kokërr portokalli bashkë me lëngun,
-Lëkura e një limoni.

Përgatitja:

Mos u trembni nga erëzat dhe emrat e tyre. (të gjitha i gjeni tek Neranxi)
Hedhim erëzat, sheqerin, lëkurat, lëngun e një portokalli dhe 300 ml verë në tenxhere. Lëkurat e portokallit dhe limonit, i qëroni dhe i përdridhni me dorë brenda në tenxherë që të nxjerrin esencën e tyre.

Vendosim tenxheren në zjarr dhe lëmë të ziejë për 7-8 minuta sa të krijohet një masë si shurup. Më pas shtojmë gjithë verën e mbetur 1litër e 200 ml ose 1 shishe e gjys dhe e vendosim në zjarr derisa të marrë valë.
E servirim të ngrohtë! Nga gjithë përbërësit, mund të hiqni vetëm lëkurat e agrumeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Që t’ju ecë mbarë me paratë këtë vit ndiqni këto rituale fatsjellëse
Previous article Rritet ndjeshëm obeziteti. Ja ku renditet Shqipëria në botë, sipas raportit të fundit të CIA-s

g.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT