• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UKRAINA FESTON SOT PAVARËSINË/ Ruçi uron homologun e tij: Të fuqizojmë e zgjerojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
Home
Politikë

UKRAINA FESTON SOT PAVARËSINË/ Ruçi uron homologun e tij: Të fuqizojmë e zgjerojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

24 August, 2020 s.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Kryetarit të Parlamentit të Ukrainës, Dmytro Oleksandrovych Razumkov Razumkov, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Ju dërgoj urimet më të ngrohta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht.

Deklarata e Pavarësisë dhe rithemelimi i Ukrainës si një shtet i pavarur më 24 gusht 1991 është një ngjarje historike për popullin e Ukrainës, mirëqenien dhe të ardhmen e tij.

Populli shqiptar ushqen ndjenjat e respektit dhe të miqësisë me popullin e Ukrainës. Kjo miqësi mbështet e ushqehet edhe nga prezenca e Diasporës shqiptare në Ukrainë, e cila duke qenë e mirëintegruar dhe në bashkëjetesë me popullin ukrainas, ruan dhe konsolidon identitetin kombëtar dhe shërben si një urë miqësie e bashkëpunimi midis të dy vendeve.

Bashkëpunimi midis vendeve tona mund të fuqizohet e zgjerohet, sidomos në sektorët me potenciale më të mëdha zhvillimi, si bujqësia, turizmi, transporti, energjia, arsimi, kultura etj.

Me këtë rast, dëshiroj të vë në dukje vendosmërinë e Shqipërisë në mbështetje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.

Shpreh bindjen se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Ukrainës do të vijë duke u forcuar dhe me këtë rast kam kënaqësinë t’Ju ftoj për një vizitë zyrtare në Tiranë, në një kohë sa më të afërt dhe në përputhje me agjendën Tuaj.”, shkruan në letrën e tij të urimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTUAN TË HYNIN NË SHQIPËRI ILEGALISHT/ FRONTEX kap dy emigrantë nga Lindja e Mesme
Previous article "NDIQNI SHEMBULLIN E KËTIJ DJALOSHI ME THINJA"/ Rama i uron ditëlindjen Pëllumb Xhufit: Lëvrues i mirë i penës shqipe

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT