• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Ikën me vrap nga klubi për t’i shpëtuar pandemisë, 13 të vdekur në Peru
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Ikën me vrap nga klubi për t’i shpëtuar pandemisë, 13 të vdekur në Peru

23 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 13 persona janë shtypur për vdekje ose janë asfiksuar teksa kanë tentuar që të dalin nga një klub nate në Lima të Perusë, pasi policia kishte hyrë në këtë lokal për t’i shpërndarë të pranishmit.

Ky klub i natës, në kryeqytetin e Perusë, sipas autoriteteve, ishte i hapur në kundërshtim me masat e vendosura nga autoritetet për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Edhe të paktën gjashtë persona të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe tre policë. Në momentin kur policia hyri që të bastisë këtë klub nate, në të ishin rreth 120 persona, të cilët tentuan që të iknin që aty, shkruan Rel.

“Në këto rrethana, kur njerëzit tentojnë që të dalin, ata zakonisht përfundojnë duke shtyrë njëri tjetrin”, tha shefi i policisë, Orlando Velasco.

Ministria e Brendshme tha përmes një njoftimi për media se të pranishmit në këtë klub nate tentuan që të dilnin nga një derë e vetme, ku u krijua tollovi, me ç’rast njerëzit filluan ta shtynin njëri-tjetrin dhe u bllokuan në mes të derës dalëse dhe disa shkallëve që të nxirrnin jashtë këtij lokali.

Policia ka arrestuar 23 pjesëmarrës në festën që ishte organizuar në këtë klub nate, tha ministria peruane.

Peruja ka urdhëruar mbylljen e bareve dhe klubeve të natës që prej muajit mars dhe ka ndaluar ndejat me shumë njerëz.

Deri më tani në Peru janë regjistruar mbi 585 mijë raste me koronavirus dhe numri i vdekjeve është mbi 27 mijë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “LAMTUMIRË SHQIPËRI”/ Mërgim Mavraj e mbyll me kombëtaren "Kuqezi"
Previous article ”PËR ATA QË HEDHIN ROMUZE PËR VERIUN E BRAKTISUR…”/ Rama nxjerr pamjet: Ulza e mrekullueshme, ku para disa vitesh kishte vulën e rrenimit (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT