Kryeministri Rama ka bërë të ditur sot se në kanterin e ujit në Krujë është i pari investim i qeverisë, qysh prej vitit të largët 1980, kur është bërë ndërhyrja e fundit mbi infrastrukturën e ndërtuar në vitin 1965.
Menjeherë kanë nisur komentet nga qytetarët, disa prej te cilave Rama ka zgjedhur ti pergjigjet shkruan AlpeNews.al
Pjesë nga postimi i Ramës:
*e pra, kollaj të thuash si e qysh flasim ende për ujin e pijshëm, në këtë vend të bekuar nga Zoti me një pasuri të madhe ujore, por kur mendon që me dekada të tëra askush nuk u kujtua të vinte dorë për furnizimin e popullatës, ndërkohë që nevojat për ujë në zonat urbane u shumëfishuan nga rritja marramendëse e numrit të banorëve dhe ndërhyrjet e paligjshme, që e tresnin rrugës edhe atë ujë që ishte, atëherë përgjigja është e thjeshtë! Flasim ende për ujin në vitin 2020, sepse kush e qeverisi Shqipërinë më parë, foli shumë dhe bëri vetëm sehir apo edhe më keq, i bëri punët për lumë! Ndërkohë që nëse punët do të ishin bërë me kohë si këto 7 vjet, padiskutim që sot uji, dritat e plot të tjera do të ishin muhabet i të shkuarës.
Replikat e gjata me qytetarët






