• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Një dremitje pas vaktit të drekës të zgjat jetën. Zbuloni arsyen
Home
Shëndet

Një dremitje pas vaktit të drekës të zgjat jetën. Zbuloni arsyen

1 January, 2018 k.autor Shëndet

Të flesh pas vaktit të drekës, të zgjat jetën. Manolis Kallistratos, kardiolog në spitalin “Asklepieion Voula di Atene” ka treguar për këdo rezultatet e studimit të tij lidhur me rëndësinë e gjumit të pasdites. Rëndësia më e madhe është i është kushtuar pikërisht aparatit kardiovaskular, kjo edhe për shkak të specialitetit të mjekut në fjalë.

Në studim, në 370 persona të përfshirë mbi moshën 60 vjeçare dhe që vuanin prej hipertensionit arterial, u vu re se ata që flinin pak kohë pas vaktit të drekës, kishin më pak luhatje të tensionit krahasuar me ata që nuk flinin gjatë drekës. Nga ana tjetër, pacientët që flinin pas dreke, kishin një rënie prej 5% të vlerës maksimale të tensionit që mund të arrinin. Edhe pse mund të duket një përqindje tepër e vogël, në realitet edhe një rënie shumë e vogël me 2 mmHg e presionit sistolik mund të ndikojë pozitivisht në rënien e riskut për iktus apo infarkt miokardi. Arteriet e pacientëve që flinin gjumë pas vaktit të drekës, u panë më pak të dëmtuara dhe më të shëndetshme.

Tashmë që e dimë se gjumi në këto orare ka rëndësi shumë të madhe si një antihipertensiv natyral, duhet të dimë edhe se sa orë të flemë, pasi konsumojmë vaktin e drekës. Mjekët pranojnë se mjafton të flihet 60 minuta ose pak më tepër se aq.

Mirëpo në ditët e sotme, jo të gjithë e kanë luksin t’i lejojnë vetes një orë gjumë pas drekës. Edhe vetë mjeku Manolis Kallistratos e pranon se diçka e tillë në ditët e sotme, është kthyer në një privilegj. Oraret e punës dhe shkollimit nuk e lejojnë një person ta përmbushë këtë gjë, por në ditët e pushimit, rekomandohet që personat ta zbatojnë këtë gjë. Përmirësimi i hipertensionit, normalisht sjell me vete edhe reduktim të rrezikut për iktus dhe infarkt miokardi. Kjo gjë shoqërohet edhe me zgjatje të jetës. Ndaj, mundohuni që sa herë t’ju jepet mundësia, të flini gjatë pasdites.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GEZUAR Vitin e Ri 2018!
Previous article Pesë filozofët që do të formësojnë politikën globale në vitin 2018 (Emrat)

k.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT