• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARMIKU I PUTIN NË KOMA PAS HELMIMIT/ Gjermania nis me urgjencë avionin-ambulancë për…
Home
Nderkombetare

ARMIKU I PUTIN NË KOMA PAS HELMIMIT/ Gjermania nis me urgjencë avionin-ambulancë për…

21 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania nisi një avion-ambulancë për të marrë në Berlin nga Siberia liderin opozitar rus, Alexei Navalny, i cili është në gjendje kome pas helmimit një ditë më parë. Por kreu i spitalit ku është shtruar Navalny këmbëngul se 44-vjecari nuk duhet lëvizur, pasi gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Zëdhënësja Kira Yarmysh e quajti këtë vendim të mjekut “një tentativë ndaj jetës së kreut të opozitës”. Ekipi i Navalnyt dyshon se atij i është hedhur në substancë toksike në filxhanin e çajit që piu në aeroport. Navalny u ndje keq gjatë fluturimit drejt Moskës nga qyteti i Tomskut në Siberi dhe avioni paskësaj u detyrua të bënte ulje emergjente.

“Ne supozojmë se Aleksei ishte helmuar me diçka të përzier në çajin e tij. Ishte e vetmja gjë që ai piu në mëngjes. Mjekët thonë se helmi ishte tretur më shpejt për shkak të lëngut të nxehtë”, u shpreh ajo. Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi pronarët e kafenesë të thoshin se po kontrollojnë kamerat e sigurisë për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Zëdhënësja Yarmysh bëri një krahasim të ngjarjes me një incident vitin e kaluar në të cilën Navalny pësoi një reaksion akut alergjik për të cilin një mjek tha se mund të kishte rezultuar nga helmimi me një kimikat të panjohur.

Spitali Charite i Berlinit është i gatshëm ta trajtojë kritikun e ashpër të Vladimir Putinit dhe shpresat janë që Rusia do ta lejojë largimin e tij. Rezistenca megjithatë është e fortë; një ekip mjekësh specialist nga Moska janë mbledhur në Omsk për të vendosur nëse ai mund të dërgohet ose jo në Gjermani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË NJË LOKAL NË POGRADEC/ Autori largohet me shpejtësi, policia...
Previous article COVID-19/ Eksperti britanik i Oksford-it: Vaksina nuk do t’i japë fund problemit të pandemisë...

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh Botë

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh

PARLAMENTI HUNGAREZ MERR VENDIMIN/ Asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet Botë

PARLAMENTI HUNGAREZ MERR VENDIMIN/ Asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT