Një sherr në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec ka përfunduar me një të plagosur me armë zjarri.
Sipas policisë, rreth orës 02:00 në një lokal në fshatin Bishnicë pas një konflikti të çastit A. Ç., rreth 35 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri tip automatik B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Pas sinjalizimit, policia ka nisur hetimet duke shpallur në kërkim autorin e plagosjes, që u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.
Më datë 21.08.2020, rreth orës 02:00, në një lokal në fshatin Bishnicë, pas një konflikti të çastit shtetasi A. Ç., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tip automatik shtetasin B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit A. Ç., si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


