Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka folur për vijimin e punës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, ku theksoi se ende janë në fazën e seleksionit të parë ose në sitën e madhe.
Ndërkaq ka shtuar se ka personalitete shumë interesante.
“Jemi ende në fazën e një seleksionimi të parë, ku do kalohet nga 4 mijë emra në 1 mijë emra, në kuptimin, do bëhet sita e parë e madhe.
Jam i kënaqur sepse shoh që ka personalitete shumë interesante, me CV shumë të pasur, kjo më jep mua të kuptoj se ekipi i ardhshëm qeverisës i PD do jetë i aftë për të përballuar sfidat.
Është një punë që apriori nuk mund të jesh i kënaqur sepse sheh që ngelen jashtë përzgjedhjes emra të vlefshëm por duke mos pasur një kandar farmacie gjithmonë e mbart mundësinë e gabimit dhe brerjes së ndërgjegjes.
Ne nuk kemi informacione a janë të lumtur apo jo. Jemi të kënaqur se nuk po ushtrohet asnjë presion mbi ne, të paktën mbi mua, po s’kam dëgjuar as kolegët. Ka shumë rëndësi që të punojmë me besim në vete dhe të qetë”, deklaroi Mustafaj në rubrikën “Opinion” në News24.


