Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar shqiptarët për marrëveshjen për qeverinë në Maqedoninë e Veriut.
Me anë të një postimi në ‘Tëitter’ Veliaj shkruan se kjo marrëveshje është unike.
“Urime shqiptareve te Maqedonise se Veriut – bashkimi ben fuqine! Arritje unike dhe KM shqiptar, qofte dhe per 100 dite si fillim, çdo progres nis me nje hap te pare,” shkruan Veliaj.
Kujtojmë që ditën e sotme LSDM dhe BDI kanë finalizuar marrëveshjen e bashkëqeverisjes.


