• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPËRIA DO TË VEÇOHET NGA…”/ Ish deputetja e LSI: Rama do ta paguajë shtrenjtë, na la të fundit pa na dhënë asnjë shans
Home
Politikë

“SHQIPËRIA DO TË VEÇOHET NGA…”/ Ish deputetja e LSI: Rama do ta paguajë shtrenjtë, na la të fundit pa na dhënë asnjë shans

11 August, 2020 s.autor Politikë

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka përmes një statusi në Facebook thotë se kryeministri Rama, “me prishjen e dakordësisë së arritur më 5 qershor, lidhur me miratimin e Reformës Zgjedhore, si dhe me ndryshimet e njëanshme dhe pa konsensus në Kushtetutën e Shqipërisë, i hoqi çdo shans Shqipërisë për t’u afruar me Europë”.

Sipas saj, Shqipëria do veçohet nga Maqedonia e Veriut për negociatat dhe për këtë përgjegjës është kryeministri.

Postimi i plotë i Cakës:

Dështimi i paralajmëruar i Rilindjes!

Qeverisja e Edi Ramës vazhdon të dëmtojë çdo ditë interesat e Shqipërisë, duke kaluar tashmë perceptimin e brendshëm.

Qytetarët shqiptarë e ndjejnë keqqeverisjen çdo ditë në familjet e tyre dhe pritej që kjo keqqeverisje të jepte efektet e saj edhe në raportet e Shqipërisë me organizmat ndërkombëtarë.

Arsyet e largimit të shqiptarëve tashmë nuk janë vetëm ekonomike; ato lidhen ngushtësisht me mungesën e demokracisë, institucioneve shtetformuese, meritokracisë dhe prezencës këmbëngulëse të korrupsionit, në çdo nivel drejtues.

Zyrtarisht, në konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria do të veçohet nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe do të merret në konsideratë çelja e negociatave, VETËM nëse plotësohen 15 KUSHTET!

Edi Rama, me prishjen e dakordësisë së arritur më 5 qershor, lidhur me miratimin e Reformës Zgjedhore, si dhe me ndryshimet e njëanshme dhe pa konsensus në Kushtetutën e Shqipërisë, i hoqi çdo shans Shqipërisë për t’u afruar me Europën.

Shqipëria ngeli përsëri e fundit dhe kjo faturë duhet të paguhet veç nga Edi Rama; ai është i vetmi përgjegjës!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ETIKETUA SI "ZOTI I DROGËS"/ Valentin Selaj, ish i dashuri i Viola Spiros i arrestuar në Itali si "koka" e heroinës dhe kokainës
Previous article E PAPRITUR/ “Nuk realizova dot ëndrrën e të luajturit futbollit ashtu siç dëshiroja”, lojtari shqiptar tërhiqet në moshën 29-vjeçare

s.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT