• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TOP SEKRET/ Sulmet terroriste? Policia e Shtetit shpërndan qarkoren: Siguroni këto objekte
Home
Aktualitet
Kronikë

TOP SEKRET/ Sulmet terroriste? Policia e Shtetit shpërndan qarkoren: Siguroni këto objekte

11 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ekzekutimi i gjeneral Kasem Sulejmanit në janar të këtij viti e përfshiu Shqipërinë në diskutime për sulme të mundshme terroriste.

Por, pavarësisht se çfarë ndodhi Shqipëria përforcoi veprimet e saj kryesisht ndaj diplomatëve iranianë dhe dëboi disa prej tyre. Por, në zyrat e Policisë së Shtetit ka një informacion të klasifikuar “top secret”.

Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, që flasin për Gazetën SHQIP, thuhet se grupet e terroristëve kanë piketuar më së shumti hidrocentralet dhe ndërmarrjet e Ujësjellësit. Nisur nga një dyshim i tillë janë kërkuar marrja e masave ekstreme, sidomos gjatë muajve të pushimeve, kur vëmendja e Policisë është orientuar në plazhe, atje ku ka edhe më shumë popullim.

Pas këtij informacioni, Policia shqiptare ka përpiluar një qarkore, të cilën ua ka dërguar të gjitha drejtorive të policive në qarqe, duke kërkuar marrjen e masave shtesë në këto objekte të rëndësisë së veçantë. Një tjetër qarkore u është dërguar edhe drejtorive të policive kufitare në shkallë vendi.

Në nenin 17 të ligjit “Për Policinë e Shtetit” thuhet saktësisht, se një prej detyrave të Policisë është edhe ruajtja e objekteve të rëndësisë së veçantë, ku përfshihen edhe hidrocentralet, apo ujësjellësat, ku elementët terroristë nëse do vepronin do të shkaktonin një tragjedi të përmasave të mëdha.

Por, këtu ka një problem, që duket se e ka vënë Policinë në vështirësi edhe për zbatimin e ligjit. Sepse, edhe hidrocentralet edhe ujësjellësat klasifikohen si objekte të rëndësisë së veçantë, por nuk ruhen nga forcat e Policisë, pasi varësia e tyre është në rastin e hidrocentraleve nga OST dhe OSHEE dhe në rastin e ujësjellësave nga Pushteti Lokal.

Ndërsa në nenin 118 të Ligjit “Për Policinë e Shtetit”, lidhur me kontrollet kundër akteve terroriste thuhet se punonjësi i policisë, kur ka dyshime të arsyeshme ka të drejtë të kryejë me iniciativë kontrolle për parandalimin e akteve terroriste në banesa, ndërtesa, mjedise dhe hapësira publike për të garantuar sigurinë e personave dhe të rendit kushtetues kombëtar e sigurinë ndërkombëtare.

Dhe në pikën dy të këtij ligji thuhet se kontrolli kundër akteve terroriste përfshin kontrollin për eksplozivë, lëndë helmuese kimike, biologjike, bakteriologjike apo radioaktive.

Gjithsesi, Policia ka tashmë një informacion, ndaj të cilit jo vetëm nuk po neglizhon, por ka përgatitur planin policor, për të rritur shkallën e sigurisë.(Shqip)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Mjeku dhe pedagogu italian flet për situatën në vend: Sëmundja ka ndryshuar, nuk shohim më pneumoni. Shumë raste...
Previous article SHIFRAT E FRIKSHME QË PARASHIKOHEN PËR TË INFEKTUARIT ME COVID/ OBSH: Nuk e themi dot kur do mbarojë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT