• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMON AMBASADOREN AMERIKANE/ Fatos Lubonja: Yuri Kim e ka gabim, SPAK po godet në mënyrë selektive krimin
Home
Sociale

SULMON AMBASADOREN AMERIKANE/ Fatos Lubonja: Yuri Kim e ka gabim, SPAK po godet në mënyrë selektive krimin

10 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Analisti Fatos Lubonja i konsideron veprimet e Prokurorisë Speciale si selektive, duke theksuar se një pjesë të kriminelëve dhe trafikantëve që janë pranë qeverisë nuk preken.

I ftuar në “Neës 24”, Lubonja komenton edhe deklaratat e ambasadores amerikane pak ditë më parë, e cila theksoi se SPAK duhet të lihet të bëjë detyrën.

Fatos Lubonja: Marr spunto nga deklarata e ambasadores Yuri Kim, ku deklaronte se SPAK-u po bën punën e vet dhe duhet lënë i qetë nga një fushatë mediatike që sipas saj ishte sponsorizuar nga kriminelë.

Teza ime është kjo, pa dashur të mbroj kriminelët me të cilët kam qenë në luftë me ta në një far kuptimi, se një drejtësi që nuk funksionon sipas parimit që të gjithë janë të barabartë para ligjit, por një drejtësi që funksionon sipas parimit që disa janë më të barabartë se të tjerët, çon në një padrejtësi më të madhe.

Duke dashur qoftë të dënohen disa kriminelë ku qëllimi nuk është drejtësia, por qëllimi tjetër sipas meje, është forcimi i disa kriminelëve të tjerë, atëherë rreziku është më i madh.

Dhe SPAK-u ka dhënë prova të këtij selektiviteti. Ndërkohë që bëhen amnisti fiskale, ndërkohë ndaj Ora Neës bëhet një goditje.

Selektiviteti konsiston në atë që një pjesë kriminelësh dhe narkotrafikantësh pastrojnë para në bashkëpunim me qeverinë, kush tjetër është kundra, pavarësisht se në fund fare lë gjykatën, të tjerët sulmohen nga SPAK-u. Në këtë kuptim kjo është selektive dhe forcon një bandë që është në pushtet.

Rast tjetër është ai çështjeve të dosjeve të manipulimeve të votave në Dibër dhe Durrës ku kemi me zë bashkëpunimin e liderëve të Partisë Socialiste me kriminelë, SPAK ka hapur ca procese më shumë për komisionarët e opozitës.

Nuk mund të kesh ti një narkoshtet, pra shtet i kapur nga krimi dhe drejtësia si pjesë e këtij shteti të jetë e pastër, pasi ekzekutivi është shumë herë më i fortë, edhe pushteti ekonomik është shumë herë më i fortë.

Logjikisht, ky SPAK apo çdo lloj SPAK-u nuk do të funksiononte për të pastruar Shqipërinë nga krimi. Këtë gjë, ambasada amerikane në këtë rast nuk duan ta kuptojnë. Ambasadorja amerikane ka bërë një deklaratë që thotë unë jam këtu për të mbrojtur interesat e shtetit tim.

Detyrat për zhvillimet demokratike në Shqipëri janë tuajat. Interesat shpesh janë të lidhura me qeverinë, çështje strategjike. Atëherë je në konflikt interesi. Problemin më të madh sipas meje që kemi sot, e kemi me qeverinë. Kujtoj që një ambasadore gjermane shkruante para ca ditësh që ka ardhur koha t’u jepet ultimatume, tu tregohet vendi elitave të korruptuara të Ballkanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Tit Vasili i LSI: Nuk hapen negociatat për Shqipërinë!
Previous article TRAGJEDIA NË BEJRUT/ Misteri i tymit të kuq nga shpërthimi vdekjeprurës

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT