• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA NË BEJRUT/ Misteri i tymit të kuq nga shpërthimi vdekjeprurës
Home
Nderkombetare

TRAGJEDIA NË BEJRUT/ Misteri i tymit të kuq nga shpërthimi vdekjeprurës

10 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Magazina ku ndodhi shpërthimi tragjik i 4 gushtit në portin e Bejrutit, mund të ketë qenë e mbushur me predha dhe jo me nitrat amoni. Është ky opinioni i ekspertit italian të eksplozivëve Danilo Coppe, të cilit po i bëhet jehonë edhe nga media prestigjoze ndërkombëtare si DailyMail.

56-vjeçari me një eksperiencë të gjatë në hetimin e shpërthimeve në Itali e vende të ndryshme të botës thotë se ngjyra e tymit që u përhap në shpërthimin e Bejrutit ishte i kuq. Këtë ngjyrë marrin zakonisht shpërthimet e materialeve ushtarake që kanë litium në përbërje. Ndërsa tymi që krijohet nga djegia e nitratit të amonit, sipas tij është në përgjithësi i bardhë.

Eksperti italian shprehet se në magazinën ku ai beson se ishin depozituar raketa, shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një zjarr aksidental. Dyshime ka se raketat mund të jenë depozituar në atë magazinë nga grupi i militantëve anti-izraelitë Hezbollah, që kontrollon zonën e portit.

Shpërthimi shkaktoi një krater 43 metra të thellë në zonën e portit. Numri i të vdekurve nga kjo tragjedi ka arritur në 220, e mbi 7 mijë ai i të plagosurve. Mbi 300 mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë nga shpërthimi.

Dëmi i ekonomik përllogaritet në 15 miliardë Dollarë, ndërsa në samitin e të dielës të liderëve ndërkombëtarë për Bejrutin, që pati si nismëtar presidentin francez Emmanuel Macron, u mblodhën 297 milionë dollarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMON AMBASADOREN AMERIKANE/ Fatos Lubonja: Yuri Kim e ka gabim, SPAK po godet në mënyrë selektive krimin
Previous article KORONAVIRUSI/ Në Itali 259 raste të reja dhe 4 vdekje në 24 orë. 3 mijë vullnetarë në Spallanzani për vaksinën anti COVID

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT