• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ A mund të trajtohet Covid-19 me plazmë? Mjeku sqaron procedurën
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ A mund të trajtohet Covid-19 me plazmë? Mjeku sqaron procedurën

10 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Nderkombetare, Sociale

Tashmë është e mundur që të kryhet trajtimi me anë të plazës për të sëmurët e infektuar me koroanvirus dhe që kanë antitrupa. Këtë thotë mjeku hematolog, Arben Ivanaj në një intervistë për “ABC News”. Ky trajtim është sjellë në vëmendje pas rastit të artistit, skulptorit dhe pedagogut Arben Bajo i cili humbi jetën nga virusi, por një natë para ngjarjes së trishtë familjarët kërkuan gjak nga persona të cilët e kishin kaluar COVID-19.

Mjeku Ivanaj thot se marrja e plazmës në spitalet tona rajonale është një teknikë e thjeshtë, por sipas tij problemi qëndron tek indikacioni dhe se çfarë pritet nga ky lloj trajtimi.

“Është një teknikë që ka dhënë rezultate, por rezultate të cilat pritet të rikonfirmohen në studime më të besueshme. Të përdoret trajtimi me anë të plazmës të të sëmurëve të infektuar tashmë dhe që kanë antitrupa me COVID-19 është e mundur. Plazmën e përdorim çdo ditë, plazmën përdorin të gjitha spitalet tona pa përjashtim. Nuk është një teknikë e vështirë. Ajo që duhet bërë para se të përdorim plazmën është që të masim titrën e antitrupave. Të kemi një kemi një titër antitrupi sa më të lartë në plazmën e donatorit”.

Ai thotë se të sëmurët duhet të sensibilizohen për mundësinë dhe arsyen se përse ky lloj trajtimi duhet përdorur.

“Teknikisht duhet të sensibilizohen personat të sëmurët për mundësinë dhe nevojën e përdorimit të plazmës. Teknika nuk është e vështirë. Sensibiliteti i njerëzve nuk është problem. Arsyeja se përse nuk është aplikuar deri më tani besoj sepse nuk është një teknikë e cila ka siguruar besueshmëri terapeutike, por është ndër teknikat që është përdorur në trajtimin e sëmundjeve që nuk ka mjekim të rekomanduar”.

Sa efekt ka për shërim? Mjeku sqaron:

“Kam dëgjuar se nëse do të përdoret plazma atëherë problemi do të zgjidhej. Të mos krijojmë iluzione, pasi edhe atje ku është përdorur plazma vdekshmëria nga COVID-19 nuk ka qenë më e ulët. Sëmundjet shoqëruese si sëmundjet malinje, të kancerit të gjakut, janë ato që favorizojnë. Sëmundjet kronike po ashtu favorizojnë përkqësimin e këtij infeksioni. Është parë që ky virus sillet ndryshe me individë të ndryshëm. Pra ka ende shumë punë për tu verifikuar. Ata që insistojnë në trajtimin e kësaj patologjie, duhet ta trajtojnë sëmundjen pa filluar doza pulmonare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ 15 raste të reja me Covid-19 në Korçë, mes tyre 4 mjekë
Previous article TRAGJEDIA NË BEJRUT/ Pas shpërthimit të protestave qeveria libaneze jep dorëheqjen

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT