• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HYRJA E XHANDARMËRISË NË KOSOVË/ Ministri serb: Patrullimi ishte i sinkronizuar me KFOR-in
Home
Rajon

HYRJA E XHANDARMËRISË NË KOSOVË/ Ministri serb: Patrullimi ishte i sinkronizuar me KFOR-in

10 August, 2020 Delo.autor Rajon

Tri ditë pas patrullimit të forcave ushtarake serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, rreth 1 kilometër brenda territorit të Kosovës, ka reaguar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Në një adresim për mediat në Serbi, Vulin tha se patrullimi i forcave serbe ka qenë në sinkronizim me KFOR-in dhe se, sipas tij, nuk bëhet fjalë për asnjë kalimi ilegal të kufirit.

“E vërteta e vetme është se ka pasur një patrullim të sinkronizuar ndërmjet Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it, komandës rajonale Lindje, pra kontingjentit turk dhe atij nga SHBA. Ka pasur një patrullim nga fshati Muhovc deri në Karaçevë, nga ora 16:50 deri në 18:10, sipas vijës së përcaktuar administrative”, tha Vulin.

Teksa kufirit mes Kosovës dhe Serbisë iu referua si “vijë administrative”, ministri serb i mbrojtjes theksoi se, prej ditësh nga Prishtina ka përpjekje “për të sulmuar sërish Ushtrinë e Serbisë”, duke thënë se nuk po zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe se Beogradi po shkelë vijën administrative.

Ndërkohë, ai njoftoi se qëllimi është që në këto patrullime të përfshihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por shtoi se Ushtria e Serbisë ka refuzuar këtë disa herë dhe se ajo ka marrëveshje vetëm me KFOR-in, pasi sipas tij, ushtria e NATO-s është forca e vetme brenda territorit të Kosovës të cilën e njeh Serbia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PALLATE E VILA TË PAJUSTIFIKUARA/ Pse u shkarkuan 4 gjyqtarët që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu i përjetshëm, i pesti së shpejti para Vetingut
Previous article FAKSIMILE/ “Asnjë ndihmë për strehim”, mashtrimi i Bashës me familjen e prekur nga tërmeti. Veç bonusit të qerasë, shteti do t’i rindërtojë shtëpinë

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT