• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’JAM I DUHURI PËR TË…”/ Rama kujton Sabri Godon: Atij i dukej ironike që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve
Home
Politikë

“S’JAM I DUHURI PËR TË…”/ Rama kujton Sabri Godon: Atij i dukej ironike që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve

8 August, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama kujton Sabri Godon, teksa shkruan në ‘Facebook’ se i dukej ironike “që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” i Lëvizjes Studentore, të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve, mua më dukej satirike që ai, “gjarpëroshi mendjemprehtë” i Shqipërisë letraro-politike, të ishte fundbishti i ombrellës blu të demokratëve”.

Rama kujton dhe një moment që i ka bërë bashkë situata politike. “Plaku Godo erdhi tek unë në bashki për të zbutur një situatë konflikti politik, e vetmja pjesë ku u morëm vesh ishte admirimi im për librin e tij “Ali Pashë Tepelena” dhe admirimi i tij për punën time në bashkinë e Tiranës”.

Postimi i kryeministrit Rama:

HOMAZH

SABRI GODO do të kishte vetëm 91 vite sot, e kur ishte ende shumë larg kësaj moshe, të tërë e thërrisnin, Plaku Godo. Në fakt nuk ishte Sabriu plak, por ishin shumë kalamaj mesoburrat e politikës adoleshente të atyre viteve të tranzicionit shqiptar.

E kam njohur pak Plakun Godo, por kishim një simpati reciproke në distancë, bashkë me rezervën për përkatësinë në kampe të kundërta politike. Atij i dukej ironike që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” i Lëvizjes Studentore, të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve, mua më dukej satirike që ai, “gjarpëroshi mendjemprehtë” i Shqipërisë letraro-politike, të ishte fundbishti i ombrellës blu të demokratëve.

Kjo në fakt tregon që simpatia për personazhin e tjetrit ishte prej vërteti dhe më kujtohet njëherë, kur Plaku Godo erdhi tek unë në bashki për të zbutur një situatë konflikti politik, e vetmja pjesë ku u morëm vesh ishte admirimi im për librin e tij “Ali Pashë Tepelena” dhe admirimi i tij për punën time në bashkinë e Tiranës.

E vetmja nuancë në këmbimin e admiratave, ishte se unë, “gjatoshi”, i tregova Plakut mbresat e mia për Aliun e tij të jashtëzakonshëm, ndërsa ai, “gjarpëroshi”, më tregoi mua mbresat e jashtëzakonshme të zonjës së tij fisnike për punën e kryebashkiakut.

Nuk jam unë njeriu i duhur për të vlerësuar kontributin e Sabri Godos në politikën shqiptare. Dua s’dua, s’mund të jem dot objektiv. Prandaj le të mos ma marrë kush për keq kur them se Plakun Godo do ta kujtojnë, me respekt padyshim, ata që e njohën e do ta njohë më tutje ndonjë tjetër, që do të ketë taksiratin të bëjë ndonjë studim për skenën e rrëmetshme politike të kohës.

Por pikë dyshimi nuk kam se autorin e kamares së hatashme biografike të “Ali Pashë Tepelenës”, do ta admirojnë brezat e lexuesve dhe lëvruesve të letrave shqipe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI I DYTË BRENDA 1 JAVE PËR PTONARIN E HOTELIT/ Momenti kur autorët qëllojnë me breshëri plumbash para makinave luksoze (VIDEO)
Previous article ZHDUKET E MITURA NË VLORË/ Babai mes lotësh: Është parë në një hotel, telefonata e fundit që bëri (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin Politikë

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT