• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMI TRAGJIK NË BEJRUT/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Të trishtuar, jemi pranë popullit libanez
Home
Sociale

SHPËRTHIMI TRAGJIK NË BEJRUT/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Të trishtuar, jemi pranë popullit libanez

6 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Shpërthimi masiv në Bejrutqë la pas të paktën 145 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur, ka sjellë reagimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, duke shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike dhe solidaritetin për të qenë pranë popullit libanez.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehet se kjo ngjarje ishte shokuese dhe se lidhjet e vjetra historike që datojnë që në kohën e Vaso Pashës, na afrojnë edhe më shumë në këto kohë të vështira.

“Ngjarja e dhimbshme e 4 gushtit në Bejrut, që ka shokuar në përmasat e saj tragjike gjithë opinionin botëror, po përcillet me shumë shqetësim dhe solidaritet nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë. Humbjet e jetëve, plagosjet, por edhe dëmet e mëdha materiale në qytetin e kryqëzuar nga dhimbja, janë në vëmendjen tonë, duke na afruar edhe më shumë me Libanin në këtë moment shumë të vështirë të përballjes me tragjedinë. Lidhjet e vjetra historike që datojnë të ndritura me udhëheqjen e Libanit nga Guvernatori Vaso Pasha, një rilindas i spikatur dhe i vërtetë, e vazhdojnë me komunikime e solidaritet në periudhat e konflikteve të përgjakshme që kanë shoqëruar këtë vend përgjatë dekadave, na bëjnë të ndjehemi me afër shpirtërisht në këto ditë tepër të vështira ndaj të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, të aksidentuarve por edhe gjithë popullit të Libanit. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë në të cilin bëjnë pjesë mjaft diplomatë që kanë shërbyer në Liban, por edhe mjaft të tjerë të cilët kanë realizuar misione diplomatike atje, ndjehet i trishtuar për gjithshka çfarë ndodhi pasditen apokaliptike të 4 gushtit. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin më të madh me popullin e Libanit mik, shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe uron që kjo tragjedi t’i lerë shumë shpejt vendin punës rindërtuese për t’i dhënë Bejrutit shkëlqimin e merituar”, shkruan Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZUAN ME PROFESIONIN/ Urdhri i Farmacistëve iu heq licencat 8 farmacistëve
Previous article ME LOGO MOBILERIE/ Kapet kamioni me mbi 200 kg drogë në doganën e Bllatës

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT