Analisti i njohur Alfred Lela ka reaguar pasi është shfaqur krejtësisht nudo, në natyrën e virgjër të Lumit të Stupes, përkrah avokates së njohur Rudina Jasini, e cila ka mbrojtur ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në Hagë, raporton newsbomb.al.
Lela thotë se e gjitha ka ndodhur spontanisht gjatë një turi 10-ditor dhe shton se si këto foto ka bërë edhe të tjera.
“Fotografitë ishin krejt rastësore, duke bërë një tur 10-ditor me Fation Plakun i cili më kërkoi ta hidhte dhe ja. Fotosesion do të ishte diçka e kërkuar, kjo ishte spontane. Janë bërë foto nga disa, por unë isha i “çmenduri”, thotë për Dosja.al Lela.
Të dy mbajnë nga një gjethe të madhe, duke mbuluar vetëm pjesët intime ndërsa duket se nuk e kanë patur problem që këtë foton ekzibicioniste ta lejojnë të bëhet publike nga fotografi i njohur Faton Plaku.
Siç duket analisti nuk ka më komplekse nga lakuriqësia, që prej momentit që uli pantallonat përpara kryeministrit Edi Rama dhe mijëra shqiptarëve që ndiqnin emisionin e Sokol Ballës.