• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENT I RËNDË NË KUÇOVË/ Makina përplas 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja, autori kapet pak minuta më pas nga policia
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENT I RËNDË NË KUÇOVË/ Makina përplas 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja, autori kapet pak minuta më pas nga policia

5 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme në fshatin Kozare të Kuçovës. Një mjet, tip “Benz” me targa AA 562 RV, duke ecur me shpejtësi në rrugën brenda fshatit Kozare ka goditur 7-vjeçarin S.GJ. që ishte duke luajtur në anë të rrugës, në afërsi të banesës së tij.

Makina e ka përplasur fëmijën dhe e ka hedhur disa metra në asfaltin e rrugës. Më pas autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke e lënë fëmijën të shtrirë në rrugë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer ekspertizën e aksidentit.

Mjeti që shkaktoi aksidentin e rëndë është identifikuar nga vetë banorët e zonës që kanë parë të gjithë ngjarjen dhe policia është vënë në kërkim të autorit, 23-vjeçari L.D. banues në Berat, i cili është kapur pak minuta më pas.

Mësohet se 23-vjeçari është person i skeduar për policinë rrugore të Beratit, e cila e ka gjobitur disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, 23-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit. Fëmija i aksidentuar është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit por për shkak të plagëve të marra dhe gjendjes së tij të rëndë, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA "PUSHTOHET" NGA SHIU/ U prish pushimet plazhistëve, fik zjarrin në Seman! Rritet niveli i Fierzës
Previous article SHPËRTHEN NJË BOMBUL GAZI NË POGRADEC/ Plagoset pronari. Dërgohet me urgjencë në spital

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës Aktualitet

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

DHUNA NË ZVËRNEC/ Lirohet një nga rojet për dhunën në Zvërnec, lihet në qeli Geraldo Biba Aktualitet

DHUNA NË ZVËRNEC/ Lirohet një nga rojet për dhunën në Zvërnec, lihet në qeli Geraldo Biba

POSTA SHQIPTARE KALLËZON PUNONJËSIT/ Dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha Aktualitet

POSTA SHQIPTARE KALLËZON PUNONJËSIT/ Dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT