Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Pogradecit, ku ka mbetur i plagosur pronari. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të këtij qytetit!
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur pronari i banesës dy katëshe, i cili është dërguar me urgjencë në spital, teksa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Bombolat e gazit të pakontrolluara janë shndërruar në një rrezik serioz për jetën e qytetarëve. Edhe ditën e djeshme në Dibër, 5 pjesëtar të një familjeje mbetën në qiell të hapur su pasojë e shpërthimit të bombolës.


