• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË VEND/ Ushtria zbret në terren, rreth 200 efektivë të FA në luftë me flakët. Ja vatrat më të rrezikshme
Home
Breaking News

ZJARRET NË VEND/ Ushtria zbret në terren, rreth 200 efektivë të FA në luftë me flakët. Ja vatrat më të rrezikshme

4 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth 200 efektivë të Forcave të Armatosura u kanë ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse në disa bashki të vendit, ku janë evidentuar disa vatra zjarri. Ministria e Mbrojtjes njofton se deri më tani 10 vatra mbeten aktive, por nën monitorim dhe nuk paraqesin asnjë rrezik për qytetarët. Ndërkohë që 3 vatra janë shuar në qarkun e Dibrës.

Qëndra Kombëtare Operacionale e Mbrojtjes Civile bën me dije se në Lezhë janë aktive 4 vatra zjarri, në njësinë administrative Shëngjin, zona Rëra e hedhur-Maja e Zezë dhe po punohet për izolimin e tyre. Zjarri në malin e Kakarriqit është izoluar pothuajse totalisht. Ndërsa në Rubik, në fshatin Katund i Vjetër, vatra ka intensitet të ulët dhe është nën monitorim.

Në Elbasan ka patur një vatër zjarri në Gramsh në fshatin Siman, k. Policia ka nisur hetimin për shkaqet e zjarrit. Në fier nga 3 vatra, 2 tashmë janë lokalizuar dhejanë drejt përmirësimit. Situata është nën kontroll edhe në fshatin Hekal në Mallkastër, ku u raportua për zjarr në sipërfaqe me shkurre ullishte dhe pemtari.

Vështirësi ka paraqitur terreni në njësinë administrative Terpan në pyllin e Ballollit në Berat, por zjarri nuk përbën rrezik për komunitetin, pasi ndodhet larg zonave të banuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Tronditet klubi i Ligue 1, 4 lojtarë të tjetër me koronavirus
Previous article SHPËRTHIMI I FUQISHËM NË BEJRUT/ Rreth 400 të plagosur deri tani, u ndje nderi në Qipro

Delo.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT