Shoku i 71-vjeçarit Abdulla Budlla, i cili mbeti i vrarë dje në Fushë-Prezë të Tiranës, ka treguar detaje të reja mbi këtë ngjare.
Në dëshminë e tij ai ka treguar se i moshuari ishte njeri shembull. Ndërkaq për report tv ka thënë se nuk di që familja e tij të ketë patur konflikte me ndokënd.
“Ishe njeri shembull për të gjithë fshatin. E pinim kafen çdo mëngjes bashkë. Nuk di të kenë patur ndonjë konflikt si familje”, ka thënë ai mes të tjerash.
Ishin banorët e zonës ata që konstatuan të parët trupin e pajetë të të moshuarit dhe lajmëruan policinë. Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij janë konstatuar plagë të shkaktuara nga arma.


