• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
6 GJYQTARË E PROKURORË NËN HETIM PËR SKANDALE/ Liruan të dënuarit me burgim të përjetshëm dhe mbyllen dosje
Home
Aktualitet
Drejtësi

6 GJYQTARË E PROKURORË NËN HETIM PËR SKANDALE/ Liruan të dënuarit me burgim të përjetshëm dhe mbyllen dosje

3 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë bën bilancin e punës gjashtëmujore, 1 339 ankesa kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK, 6 vendime për nisjen e hetime disiplinore, në fokus gjyqtarët që liruan të dënuarit me burgim të përjetshëm

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, në hakun kohor të 6 muajve, ka administruar 1 339 ankesa kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, për praktika abuzive në drejtësi. 727 ankesa janë të mbartura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, 442 ankesa janë referuar nga qytetarët, ndërsa 140 ankesa janë depozituar nga KLP, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, Presidenti, SPAK, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve etj. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë me në krye Artur Metani ka vendosur të fillojë hetimin disiplinor ndaj 6 gjyqtarëve dhe prokurorëve, të dyshuar për shkele gjatë ushtrimit të detyrës.

Bilanci i të dhënave reflektohet në raportin e Inspektoratit të Lartë i Drejtësisë për veprimtarinë e këtij institucioni për periudhën shkurt-mars 2020. Mes subjekteve nën hetim janë edhe gjyqtarët Markelian Kuqo dhe Enkeleda Hoxha. Gjyqtari i Korçës, Markelian Kuqo, liroi nga burgu në 14 shkurt 2019, Gert Gjinararin, miku i Arben Grorit, i njohur ndryshe si “Gjenerali”. Gert Gjinarari ishte dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Naim Zyberit në Itali.

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha, e denoncuar nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për lirimin e nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm Endrit Dokle, ish-numri dy i bandës së Durrësit. Hoxha i ka falur 5 vite burg edhe Hekuran Billës në 22 shkurt të vitit të kaluar. Billa u ekzekutua tek Komuna e Parisit disa javë parë. Gjyqtarja Hoxha liroi nga burgu edhe Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari. Ajo liroi nga qelia edhe Ilir Pajën, si autor i një sërë krimesh të rënda në Itali.

Fati i gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët ka nisur procedimi disiplinor, do të vendoset përkatësisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por, edhe nëse magjistratët e proceduar do t’i shpëtojnë shkarkimit, ata do t’i nënshtrohen verifikimit të trefishtë të Vetingut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJIHEJ SI "JOHNY"/ Kush është shqiptari i arrestuar për trafik kokaine për herë të tretë brenda pak muajsh (EMRI)
Previous article BASHA KUNDËR BERISHËS, "SHET" YLLI NDROQIN/ Në emër të PD flet Vokshi: Mbështesim çdo hetim, ndaj cilitdo, pa asnjë dallim

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT