• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA ISH-PRESIDENTI NISHANI, MUSTAFAJ TE GENC RULI E ANALISTËT/ Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD
Home
Politikë

NGA ISH-PRESIDENTI NISHANI, MUSTAFAJ TE GENC RULI E ANALISTËT/ Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD

3 August, 2020 s.autor Politikë

Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që është përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga anëtarët.

Sipas vendimit të Kryesisë së PD, anëtarë të kësaj strukture të rëndësishme dhe të re të Partisë Demokratike, do të jenë:

1. Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ish-President i Republikës, ish-ministër dhe ish-deputet.

2. Besnik Mustafaj, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur.

3. Genc Ruli, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, ekonomist dhe pedagog i njohur.

4. Enriketa Papa, pedagoge në Universitetin e Tiranës, historiane, shkrimtare dhe studiuese. Master në Histori dhe PhD në Histori Bashkëkohore dhe Histori të Evropës Jug-Lindore në Universitetin e Graz në Austri. Aktualisht është edhe anëtare e Bordit të Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

5. Mark Marku, analist, pedagog në Universitetin e Tiranës, në Departamentin e Gazetarisë. Master në Institutin e Marrëdhënieve Publike dhe të Komunikimit (IRCOM), Anger, Francë dhe doktoraturën në shkencat e informacionit dhe komunikimit në Universitetin Paris 2, Francë. Ish-deputet i PD.

Komisioni do të ndihmohet nga Sekretariati i përbërë nga Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ dhe Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore.

“Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshme dhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë. Modeli i konservatorëve britanikë, të cilët kanë asistuar PD, së bashku me republikanët amerikanë dhe CDU e Angela Merkel, u votua në Kuvendin Kombëtar të demokratëve në ndryshimet statutore.

Në fazën e parë të propozimeve, në një process që zgjati 6 javë, janë identifikuar një numër i madh kandidatësh në të 12 qarqet, ku bien në sy se, krahas emrave të njohur të strukturave të partisë, ka shumë emra jashtë strukturave të saj, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile.

Komisioni do të bëjë vlerësimin e çdo kandidati, nëse përmbush apo jo kriteret e parashikuara me detaje në udhëzimin për funksionimin e procesit. Korpusi i njerëzve me influencë, me mbështetje, me aftësi në fusha të ndryshme, që do të përzgjidhen nga Komisioni, do t’i shkojnë më pas për votim anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITË NË POGRADEC/ Ambasadori bullgar: Konsensusi i nevojshëm për vendin. Partitë politike në fund do…
Previous article BLOGERJA SHQIPTARE BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Zbulon emrin e vogëlushit dhe një histori prekëse (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT