Zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme kodrat e fshatit Hormovë në Gjirokastër.
Flakët janë duke u përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer.
Aktualisht disa zjarrfikës janë mobilizuar për të parandaluar përparimin e flakëve në drejtim të fshatit.


