Vetëm në Qarkun e Fierit janë shënuar 11 raste me koronavirus nga 123 të regjistruara 24 orët e fundit në të gjithë vendin.
Roskoveci, Patosi dhe qyteti i Fierit mbeten vatrat e rasteve me Covid-19, ndërsa mes të prekurve ka edhe punonjës të institucioneve si ALUIZNI dhe ADISA.
5 persona ndërruan jetë në 24 orët e fundit, ndër to 3 gra në Shkodër dhe 2 burra në Tiranë.


