• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Tritan Kalo thirrje të rinjve: Po rrezikoni shëndetin në bare e klube, kemi shtrime e humbje jetësh në mesin tuaj!
Home
Sociale

SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Tritan Kalo thirrje të rinjve: Po rrezikoni shëndetin në bare e klube, kemi shtrime e humbje jetësh në mesin tuaj!

2 August, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, e nis këtë të diel me një mesazh të fortë për të rinjtë, të cilët duket se nuk po i kushtojnë rëndësi sa duhet koronavirusit.

Mjeku Kalo shkruan në “Facebook” se të rinjtë duhet të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube, si vende të rrezikshme të përhapjes së virusit, dhe le të miqësohen edhe me shumë me natyrën.

“RREZIKONI shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ARDHMËRINË e Trojeve Arbërore…..Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre”, shkruan mes të tjerash Kalo.

Mesazhi i plotë i mjekut:

KOHË KOVIDIANE….2.08.2020….Vera dhe temperaturat e saja përvëluese po kompensohen me daljet në vëndet me malore të pyllëzuara me pisha e jo vetëm, ku Ozoni i çliruar prej tyre është një faktor ndihmës i yni në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19…..Në 7 vite këto pisha të mbjella në oborin e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT/Covid-1 kanë hedhur shtat….T’a heqim sopatën apo nagaçen nga brezi ynë, dhe në vënd që t’a shpyllëzojmë këtë vend nga pishat e tija si në bregdet dhe në mal, le të rifitojmë kulturën e rimbjelljes së tyre…..

Të rinjtë e rë rejat tona le të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube dhe të miqësohen edhe me shumë me natyrën, duke e rigjallëruar atë me mbjelljet e këtij druri dobiprurës….NËSE një i ri mbjell sot 2-3 pisha në 20 – 25 vitet e ardhëshme i sigurojnë brezit më të ri, një jetë në një mjedis më cilësor e më pak të ndotur, sikundër brezat tanë menduan për ta duke u mbjellë miliona e miliona fidanë përgjatë Muajit Dhjetor të çdo viti kudo nëpër Atdhe…..Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi…..

RREZIKONI shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ARDHMËRINË e Trojeve Arbërore…..Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre….Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, POR edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domozdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.….BESIMI dhe MIRËKUPTIMI reciprok e bën edhe më të mundëshme, përballjen me sfidën ndaj Sars-C0v2/Covid-19, me sa më pak humbje jetësh njerëzore dhe lëndimesh jo të pakta që mundet të krijojë kjo sëmundje në organizmat tanë….Together forever!!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DASHURI ME SHIKIM TË PARË DHE SURPRIZA NË PRITJE TË PRINCIT TË KALTËR/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit
Previous article E DIELA ME KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË SARANDË/ Bie nga soleta e një objekti në ndërtim, 44-vjeçari dërgohet me urgjencë në Tiranë Aktualitet

E RËNDË NË SARANDË/ Bie nga soleta e një objekti në ndërtim, 44-vjeçari dërgohet me urgjencë në Tiranë

"PËR DY VITE ISHTE KOMPANIA MË E MADHE NË KRYEQYTET"/ Artan Hoxha: Ja si personazhet e botës së krimit investuan në ndërtim Aktualitet

"PËR DY VITE ISHTE KOMPANIA MË E MADHE NË KRYEQYTET"/ Artan Hoxha: Ja si personazhet e botës së krimit investuan në ndërtim

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT