• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HË MO SHEFI KU JE? A T’IA MARR LEKËT GOCËS SE QENKA KËTU?” Kapet mashtruesi i marketeve në Kashar
Home
Aktualitet
Kronikë

“HË MO SHEFI KU JE? A T’IA MARR LEKËT GOCËS SE QENKA KËTU?” Kapet mashtruesi i marketeve në Kashar

1 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Deri ku arrin fantazia? Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjen jo vetëm ëndërrimtarët dhe krijuesit, por edhe mashtruesit. I fundit që ra në rrjetat e policisë u zbulua nga një vajzë e re që u bë viktima e tij me vetëm një telefonatë false.

Sipas procesverbalit ‘klienti’ hyri në dyqanin e prindërve të M. N ku ajo qëndronte. Një burrë hyri në dyqan dhe ndërkohë hijerëndë po fliste në telefon.

Ai pyeste dike tjetër që sipas fjalëve që i panjohuri përsëriste në telefon, ajo besoi që personi në anën tjetër ishte i ati.

‘Hë mo shefi, ku je në lokal. Unë nuk vij dot se e kam me nxitim. Por paske gocën këtu, a t’ia marr kësaj?”. Pas kësaj bisede në telefon i panjohuri e pyeti M. N: “Sa lekë ke bërë xhiro deri tani?”

Kallëzuesja thotë në polici “besova që ai ishte duke biseduar me babin, ndaj nxora lekët nga arka dhe ai mori shumën e 10 mijë lekëve (të reja).

Personi që e përdori këtë skemë pas hetimeve iu zbulua identiteti dhe ai rezulton se quhet A.C, banor i Kasharit, mosha 48 vjeç.

Pasi ai i futi lekët në kuletë, mori telefonin dhe bëri sërish një telefonatë. Ia mora gocës tënde 10 mijë lekë, për pjesën tjetër do flasim”. Por kjo bisedë në realitet nuk ishte kryer asnjëherë me babain e M. N.

“Menjëherë telefonova babain, i thashë që ia dhashë lekët shokut të tij, babai u çudit”, tregon e reja.

Burimet e gazetës Si shtojnë se menjëherë pas këtij zbulimi babë e bijë janë vënë në ndjekje “të shokut”, i cili u kap në flagrancë prej tyre. I pyetur nga policia 48-vjeçari u justifikua për mashtrimin dhe për rrjedhim për përvetësimin e 10 mijë lekëve.

“E bëra për shkaqe ekonomike dhe veç kësaj isha dhe i pirë”, u mbrojt A.C, i cili do të dalë para drejtësisë për mashtrim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Ka prekur rreth 50 milionë njerëz në botë, Alcajmeri mund të zbulohet përmes një analize të gjakut
Previous article PAMJE TË MREKULLUESHME NGA JALA/ Një grup delfinësh "vizitojnë" detin Jon (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë Aktualitet

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT