• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ E mitura lufton me leuceminë, fjalët që të përlotin: Dua vetëm… (FOTO)
Home
Sociale

E TRISHTË/ E mitura lufton me leuceminë, fjalët që të përlotin: Dua vetëm… (FOTO)

31 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Prej 2 muajsh Era Kabila ndodhet në pavionin e Onko-Hematologjisë , pasi është diagnostikuar me leucemi. Jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht, por falë kurës së mjekëve, po shihen përmirësimet e para.

“Për momentin unë dua vetëm që të shërohem dhe nuk kërkoj ndonjë dhuratë, vetëm të jem mirë dhe që të gjithë fëmijët e tjerë që janë sëmurë të shërohen sa më shpejt”, tha Era.

Me kurajon e saj të pazakontë, në të gjithë këtë rrugëtim të vështirë, 12 vjeçarja është përpjekur t’ia lehtësojë sadopak dhimbjen prindërve.

“Një ditë, ishte ai momenti kur do prisnim flokët, se duheshin prerë. Terapia bën punën e vet dhe e kuptuam tashmë, e nuk ishte ajo një problem shumë i madh, që obobo humbëm flokët. Të dija një mami shumë të fortë, mi jep ato gërshërë se do t’i pres vetë. E kupton që këto flokë nuk bëjnë më, mami. I hoqëm flokët, kërkova një paruke që asaj i pëlqeu , ndjehet mirë me to dhe hera herës nuk e kuptojmë që Era nuk ka flokë”, u shpreh Fitorja, mamaja e Erës.

Koha në dhomën e Erës, kalon me lexim, pikturë e me vizita të shumta në ditët e fundit të vitit, çka e bëjnë Erën të mos mërzitet që është në spital.

“Unë ndjehem shumë mirë, një ditë kanë ardhur këtu mësuesit nga shkolla dhe më kanë surprizuar shumë. Më kanë bërë një dhuratë dhe më kanë lumturuar shumë. Kanë thënë fjalë shumë të mira për mua, sa nuk mendoja që mendonin këto gjëra për mua”, rrëfen Era.

Nënë e bijë, kanë krijuar një ekip, me premtimin që do t’ia dalin të fitojnë.

“Fare mirë mund të kalohet edhe këtu viti i Ri,s’ka gjë. E rëndësishme është që të kurohemi, të shërohemi dhe pastaj e bëjmë Vitin e Ri, ç’rëndësi ka që se bëmë në datë 31 dhjetor , do ta bëjmë më 31 korrik. Dhe unë them që edhe këtu është bukur me të gjithë fëmijët e tjerë.

Aktualisht në këtë repart ndodhen 9 fëmijë, që festat e fundvitit do t’i gjejnë nën kujdesin e mjekëve dhe me dëshirën e madhe për shërim të shpejtë.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Digjet mjeti i drejtorit të Shërbimit të Provës në Vlorë, policia: Ja ku dyshojmë
Previous article Liverpool dhe Barcelona arrijnë marrëveshje rekord për Coutinhon

k.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT