Në Indi gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 57,118 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e madhe deri më tani në shtetin me 1.3 miliard banorë.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me COVID-19 ka shkuar në 1,695,988 persona. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare. Nga këto raste, mbi 565,000 janë raste aktive, ndërsa numri i përgjithshmë i pacientëve të shëruar ka shkuar në mbi një milion.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes Covid-19 në Indi ka shkuar në 36,511. Këshilli Indian për Hulumtime Shkencore pohoi se deri më tani janë testuar më shumë se 19.3 milionë njerëz në mbarë vendin.