• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA DHUNA E BRAKTISJA TEK PËRBALLJA ME SKAMJEN/ Historia e nënës që luftoi kundër të gjithëve për të sjellë në jetë një djalë (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA DHUNA E BRAKTISJA TEK PËRBALLJA ME SKAMJEN/ Historia e nënës që luftoi kundër të gjithëve për të sjellë në jetë një djalë (VIDEO)

1 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Te jetosh mes malesh, me nje femije, dhe kjo sepse jeta nuk eshte treguar asapk e drejte me ty. Pervec se duhet te rrisesh femijen e vogel, duhet te durosh mbi supe, edhe paragjykimet e fshatit. Fshati nuk e koncepton dot qe nje grua te rrise e vetme nje femije. Sipas tyre, ne shtepi duhet te jete domosdo figura e babait. Nuk ka rendesi nese ai ushtron dhune mbi ty, nese ai eshte agresiv, mjafton qe ai te jete. Nese babai nuk e do kete femije, atehere t’i duhet ta abortosh ate. Ky eshte sistemi patriarkal i cili eshte instaluar ne shume zona te vendit. Nje grua, nga nje zone e thelle e bashkise se vaut te dejes, vendosi qe te dilte kunder ketij sistemi, vendosi te dilte kunder vullnetit te burrit te saj. Do t’i kushtonte shume, por ajo vendosi te duronte cdo te keqe e te perplasej me faqe te panjohura ne jeten e saj, vetem e vetem qe ne jete te sillte nje femije.

Kalvarti i vuajtjeve per Shaqe Markut nisin qe ne moshen 29 vjecare, kur ajo vendos te martohet ne Podgorice te Malit te Zi. Humbja e femijes se pare dhe vdekja e bashkeshortit nuk ishin te vetmet momente te dhimbshme per Shaqe Markun, pas nje vizite qe ajo ben tek mjeku, i thone se t’i nuk mund te lindesh me. Duke respektuar kodet zakonore, ajo rikthehet pas 10 muajsh ne vendlindjen e saj, dhe pas gati 5 vitesh, martohet perseri. Pa cermoni, pa dasem kete here.

Mrekullia ndodhi, lutjet qe Shaqja i kishte drejtuar Zotit, ishin degjuar. Ajo ngel shtatzane. Do tem und te sillte ne jete femijen e aq shume te deshiruar. Por ajo nuk e dinte qe ky do te ishte perseri fillimi i nje kalvari tjeter vuajtjesh, sepse burri me te cilin ajo ndante jeten prej disa vitesh, nuk e donte kete femije. Sipas Markut, tentativat dhe presionet e bashkeshortit kane qene te medha, aq sa ai e ka goditur me makine, kur ajo ishte disa muajshe shtatzane. Pas denoncimeve qe ka bere ne polici, asgje nuk ndodhi. Bashkeshorti endej i lire, dhe vazhdonte kercenimet per gruan e tij, per te hequr kete femije. Shaqe Marku vendos te kerkoje ndihme edhe tek shoqatat kunder dhunes ndaj grave e vajzave. E vetmja rruge, qe mendoi Shaqe Marku qe mund te shpetonte prej bashkeshortit, dhe vuajtjeve te saj, ishte Gjermania. Iku atje per te kerkuar azil. Kerkonte gjithashtu nje vend te qete, ku mund te lindte djalin qe priste. Por pas lindjes se djalit, per te filluan edhe problemet shendetesore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  1. 1
  2. 2
  • Previous
  • Next

Para disa vitesh Gjermania e shpalli Shqiperine nje vend te sigurte dhe azilantet filluan te ktheheshin. Nje nder ta ishte tashme Shaqe Marku me djalin e saj. Tashme ajo jeten me djalin e saj ne kete fshat te thelle Te vaut te dejes, dhe kushtet e shtepise jane lemeritese, nuk kane asnje oredi shtepiake dhe asnje kusht minimal jetese. Jeton ne nje shtepi shume te vjeter qe ia kane lene familjaret qe ajo te mund te fuse koken. Sipas saj kjo ishte e vetmja ndihme qe i dhane familjaret e saj, pasi ne luften e saj per te mbajtur kete femije, nuk e kane mbeshtetur ne asnje moment. Duke qene nje shtepi e vjeter, me derrasa, pa cati, Shaqja tregon se ka pasur raste kur ka gjetur gjarperinj ne krevat te djalit.

Fshti i thelle ku jetojne nuk mundeson asnje mundesi jetese per kete familje. Nuk ka qender shndetesore, nuk ka nje shkolle, e kjo e ben akoma edhe me te veshtire jetesen e tyre. I kane kerkuar ndihme bashkise, por deri me tani, cdo gje ka mbetur tek premtimet. Edhe gjate pandemise, kjo familja ka vuajtur poamundesine e pasjes se produkteve baze te konsumit.

Gjendja shndetesore e Shaqe Markut akoma edhe sot eshte e veshtire, per shkak se ajo vuan nga disa semundje.
Vendi ku jeton, prej kohesh e ka mbytur edhe nga paragjykimet. Sepse sipas fshatit eshte nje mekat te rrisesh nje femije pa baba. Nena eshte e gatshme te shese edhe veshken e saj, nese do t’i jepej nje mundesi qe dikush ta ndihmonte qe te vazhdonte jeten me djalin diku tjeter, ne nje vend ku djali te mund te shkoje ne kopesht, te kete nje qender shendetesore afer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ India shënon rekord të rasteve ditore, 57.118 të prekur me koronavirus
Previous article "E DUA TË KUQEN DHE TË ZEZËN..."/ Afërdita ndan me këto VIDEO pamjet e makinës së re super luksoze

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT