• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDARJA NGA JETA E ANETA RAMËS/ Rrëfimi me lot në sy i shoqes së ngushtë: E kujtoj kur erdhi nuse, herën e fundit më tha kam ethe! Iku Neta…e doja!
Home
Sociale

NDARJA NGA JETA E ANETA RAMËS/ Rrëfimi me lot në sy i shoqes së ngushtë: E kujtoj kur erdhi nuse, herën e fundit më tha kam ethe! Iku Neta…e doja!

1 August, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Fatime Kadriu, fqinje por edhe shoqe tregon si e ka njohur Aneta Ramën që prej momentit që erdhi nuse. E moshuara me lot në sy thotë se kishin miqësi të ngushtë dhe e kujton si zonjë të rrallë, nikoqire. Ajo tregon se ditët e fundit gjendja shëndetësore e Anetës ishte përkeqësuar, ndërsa kujton fjalët e saj gjatë momentit që e vizitoi në shtëpi. Aneta Rama ndërroi jetë ditën e sotme.

Intervista e plotë për Report Tv
E njihnit nënën e kryeministrit që ndërroi jetë sot?
Netën e kam njohur që kur ka ardhur këtu nuse, në këtë bllok. Ka shumë

Cfarë mbani mend?
Unë mbaj mend që Neta ishte një grua e mrekullueshme. Më ka humbur një shoqe. Sot kur e mora vesh në televizor jam mërzitur shumë. Cfarë ti bësh…

Si keni shkuar?
Neta ishte me shkollë të lartë, ishte një grua komunikuese, edhe me njerëzit më të thjeshtë, deri te ai më lart. Ishte një grua e mrekullueshme, e zgjuar, punëtore. Ajo i bënte të tëra. Atëherë i kishte të dy çunat sportistë. Më thoshte, ka raste që një lavatrice vetëm me çorapet e sportit i laj. Ishte nikoqire jashtëzakonisht, për shtëpi, për të gatuar, për të pritur, për të përcjellë. Ishte një shoqe që ta bënte zemra të shkoje prapë ta takoje dhe të flisje…

Kohët e fundit dilnit e takonit?
Kohët e fundit, unë kam një muaj që nuk kam shkuar, se ishte sëmurë kur shkova e pashë që ishte rënduar. Më erdhi djali nga Greqia, shkuam i bëmë një vizitë. Nuk ishte në gjendje. Më tha kam pasur ethe, kam qenë e sëmurë. Iku Neta…Më iku një shoqe e ngushtë, një grua shumë e mirë e thjeshtë shumë e mirë.

Ju vjen keq që ceremonia nuk mund të bëhet ashtu sikur ndodh zakonisht?
Më vjen keq, se për ceremoninë e Kristaq Ramës kam qenë deri në fund. Por për Netën erdhi kjo puna e virusit dhe nuk dimë se cfarë do të bëhet si e kanë organizuar. Erdhi puna ters me këtë virusin.

Cili është momenti më i bukur që kujtoni bashkë apo më i vështirë?
Ajo nuk të krijonte momente të vështira, vetëm kënaqësi. Bëhesha shumë me atë. E doja, e doja. Edhe më donte. Rrinte me tim bir kështu…pinin cigare, e mbushnin atë tavllën, bënin muhabet shumë, ma donte djalin…Iku Neta, iku….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Hoti jep alarmin: Dy javët në vijim qindra qytetarë do të kërkojnë trajtim në spitale, ja ç’ndodhi mbrëmë!
Previous article VRASJE E PLAGOSJE ME THIKË/ Ekstradohen nga Anglia dy shqiptarë të rrezikshëm (DETAJET+EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT